Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të diele në vendin e quajtur "Pishat", në Fushë Bulqizë, ku një automjet ka aksidentuar një shtetas.
Menjëherë kanë shkuar shërbimet e policisë në vendin e ngjarjes, ku kanë konstatuar se një mjet tip "Benz", ka aksidentuar J.D, rreth 67 vjeç, banues në Fushë-Bulqizë, i cili ka qenë duke ecur në anë të rrugës.

(Automjeti që aksidentoi të moshuarin)
Shtetasi i dëmtuar është transportuar për ndihmë mjekësore në spitalin e Bulqizës, ku pritet të transportohet me ambulancë për ndihmë më të specializuar drejt Tiranës, por jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i mjetin tip "Benz", pasi ka aksidentuar të moshuarin është larguar nga vendi i ngjarjes.

(Vendi ku ndodhi aksidenti)
Shërbimet e policisë falë veprimeve të shpejta dhe profesionale kanë bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit shtetasin Aurel. L, 30 vjeç, banues në Fushë-Bulqizë.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Bulqizë për veprime të mëtejshme.
Gjithashtu është bllokuar në cilësinë e provës materiale edhe automjeti tip Benz me targa AA 295 OZ
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com