BULQIZË - Disa kamionë që transportonin krom janë bllokuar nga policia e Bulqizës dhe nuk janë lejuar të niseshin drejt pikave të shpërndarjes.
Burime pranë policisë bëjne me dije se kamionët fillimisht duhet të peshojnë sasinë e kromit në Qafë Buall, dhe në fletën e shoqërimit duhet të kenë të vendosur edhe çmimin.
Ky fakt ka sjellë edhe reagimin e pronarëve sipas të cilëve në Qafë Buall nuk ka një pikë peshoreje dhe çmimi i kromit vendoset pasi përcaktohet cilësia në pikën e kontrollit në Durrës.
Pronarët akuzojnë policinë se po merr kompetancat e një taskforce, ndërsa kërcënojnë me protesta në rast se nuk lirohen kamionët e bllokuar.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com