BULQIZË - Një aksident me dy të plagosur rëndë dhe një më lehtë ka ndodhur pasditen e së mërkurës në aksin Peshkopi - Bulqizë.
 
Automjeti tip “Benz” që drejtohej nga, Entiola Lami, si pasojë e lagështisë në rrugë ka humbur kontrollin dhe ka dalë në rruga në afërsi të vendit të quajtur Peladhi, në Fushë-Bulqizë.
 
Makina pas dajles nga rruga është përmbysur dy herë, e për pasojë kanë mbetur të plagosur rëndë prindërit e drejtueses së mjetit, Tafil Lami dhe Liljana Lami përkatësisht 55 dhe 53 vjeç.
 
Këta të fundit janë dërguar me urgjence në spitalin e Bulqizës, ndërsa pritet transportimi i tyre drejt kryeqytetit për mjekim më të specializuar. Ndërkohë drejtuesja e mjetit nuk ka pësuar dëmtime të rënda nga ky aksident.
 
Blutë e Bulqzisës kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)