BULQIZE – Një nxënës i klasës së 9 ndodhet në gjendje kritike për jetën pasi është rrëzuar aksidentalisht nga furgoni i shkollës në asflat.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën e Arbërit, teksa nxënësit ktheheshin nga shkolla në shtëpi drejt fshatit Krajke.
Gjatë kohës që furgoni ishte në ecje, është hapur dera e pasme e tij dhe një nxënës i klasës së 9 ka rënë në rrugë duke iu shkaktuar dëmtime të mëdha në kokë.
Nxënësi është dërguar menjëherë drejt spitalit të Bulqizës, nga ku raportohet se gjendja e tij shëndetësore është e rëndë. Furgoni ishte i mbushur me më shumë nxënës se sa vendet e lejuara.
Sipas dyshimeve paraprake në lidhje me ngjarjen, mendohet se dera e pasme e furgonit të ishte e prishur.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com