Dy të rinj, vëlla dhe motër janë plagosur nga një aksident ditën e sotme në aksin rrugorë Peshkopi-Bulqizë, në njësinë administrative Fushë-Bulqizë.
 
Sipas policisë, automjeti tip Benz me targa AA 144 OR, me drejtues Jurgen Dishën 20 vjeç, banues në Bulqizë, si pasojë e humbjes së kontrollit është përplasur me bordurën anësore të rrugës dhe më pas ka dalë nga rruga.
 
Në automjet udhëtonte edhe motra e drejtuesit të mjetit shtetasja Sidorela Disha 23 vjeçe, e cila si  pasojë e përplasjes me bordurën dhe daljes nga rruga të automjetit, është dëmtuar rëndë.
 
Të dy të dëmtuarit fillimisht janë transportuar menjëherë në spitalin e Bulqizës, ku pas ndihmës së parë mjekësore, motra e drejtuesit të mjetit është transportuar me helikopter në drejtim të Tiranës, ndërsa Jurgen Disha po transportohet me ambulancë drejt Tiranës.
 
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, për të përcaktuar shkakun e saktë të aksidentit.

aksident bulqize

aksident bulqize
Makina e aksidentuar

dy.b/shqiptarja.com