BULQIZË- Të paktën 5 persona kanë mbetur të plagosur pasi një makinë ka dalë nga rruga. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor midis Qytetit të Vjetër dhe Qytetit të Ri Bulqizë.
Mësohet se 19- vjeçari i identifikuar si Aurel. H teksa po drejtonte mjetin e tij me targë AA 690 HY, një fëmijë i ka prerë rrugën e për këtë arsye 19- vjeçari ka devijuar mjetin dhe për pasojë ka dalë nga rruga.
Në momentin e daljes nga rruga, mjeti i drejtuar nga 19- vjeçari ka plagosur 4 persona, tre prej tyre fëmijë me inicialet U.H, K.J, dhe E. B nga 11 vjeç (të tria vajza), Sh. S, 31 vjeç si dhe drejtuesi i mjetit.
Të plagosurit janë dërguar menjëherë në spitalin e Bulqizës ku dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Policia njofton se 19- vjeçari pas ndihmës mjekësore, do të shoqërohet në Komisariatin e Policisë Bulqizë, për veprime të mëtejshme.

(Mjeti del nga rruga, plagosen 5 persona)
Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com