Bulqizë/ Makina me targa italiane aksidenton për vdekje këmbësorin, kapet disa momente më vonë shoferi

Bulqizë/ Makina me targa italiane aksidenton për vdekje këmbësorin, kapet disa momente më vonë shoferi

Foto Ilustruese

BULQIZË- Një automjet me targa italiane ka aksidentuar për vdekje një këmbësor në Fushë-Bulqizë dhe më pas është larguar.
Këmbësori i aksidentuar për vdekje është identifikuar si K.K., rreth 40 vjeç.

Ndërsa drejtuesi i automjetit me iniciale T.S., i cili u largua nga vendi i ngjarjes, u kap nga policia disa minuta më pas, dhe u shoqërua në Komisaristin e Policisë Bulqizë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur punën për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Bulqizë

Informacion paraprak

Në Fushë-Bulqizë, është marrë njoftim se një automjet me targa italiane ka aksidentuar për vdekje një këmbësor dhe më pas është larguar.

Menjëherë kanë shkuar shërbimet policisë në vendngjarje, dhe nga verifikimet paraprake, kanë konstatuar se është përplasur nga një automjet dhe më pas ka humbur jetën shtetasi K.K, rreth 40 vjeç.

Drejtuesi i automjetit shtetasi T.S, që shkaktoi aksidentin u largua nga vendi i ngjarjes , i cili u kap nga policia disa minuta më pas, dhe është shoqëruar në Komisaristin e Policisë Bulqizë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi