Një aksident ku janë lënduar tre persona ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Bulqizë- Peshkopi.
/Shqiptarja.com
Tre të lënduarit janë dërguar drejt spitalit të Bulqizës ku fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Shkak i aksidentit është përcaktuar të kenë qenë reshjet e dëborës.
Policia u bën thirrje të gjithë drejtuesve të automjeteve që në aksin Bulqizë- Peshkopi të përdorin zinxhirët gjatë qarkullimit me makinat e tyre, ndërkohë bëhet e ditur se mjetet borëpastruese janë duke punuar për mbajtjen e rrugës të kalueshme.
Trashësia e borës në këtë aks rrugor ka arritur në 15 centimetra.
Redaksia Online
D.T/Shqiptajra.com












