Bulqizë/ Policët e rremë i marrin me forcë paratë 36 vjeçarit në rrugë, 2 të arrestuar (EMRAT)

Bulqizë/ Policët e rremë i marrin me forcë paratë 36 vjeçarit në rrugë, 2 të arrestuar (EMRAT)

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë në Bulqizë, pasi u prezantuan si punonjës policie një 36-vjeçari në rrugë dhe i morën me forcë një shumë parash. 
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së martës të 21 majit 2024.

Menjëherë pas kallëzimit, policia ka arrestuar Dritan Tançi., 26 vjeç, i cili ka qenë i dënuar më parë për krime kundër personit dhe pronës dhe Valnir Barmeta, 36 vjeç.

Dritan Tançi rezulton person me precedentë penalë.

Njoftimi i policisë
“Menjëherë pas kallëzimit të një 36-vjeçari, se rreth orës 22:00 të datës 21.05.2024, 2 shtetas që i ishin prezantuar si punonjës policie, i kishin marrë me forcë, në rrugë, një shumë të vogël parash, Komisariati i Policisë Bulqizë ka organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe policore, të kryera në kuadër të operacionit “Prezantimi”, u vunë në pranga shtetasit D. T., 26 vjeç (i dënuar disa herë, për vepra penale kundër personit dhe pronës) dhe V. B., 36 vjeç, të dy banues në Bulqizë”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Dibrës, për veprime të mëtejshme, për veprat "Vjedhja me dhunë" dhe "Përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore".

S.G/Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?