Të tjera detaje kanë dalë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në fshatin Godvi të Bulqizëz, ku 62-vjeçari Urim Fiku humbi jetën në rrethana misterioze.
Pasi ditën e djeshme u raportua se ishte sulmuar nga një ari, sot Policia po heton një tjetër pistë, atë të vrasjes, pasi në trupin e viktimës është gjetur një plumb, i marrë në kraharor.
Pas sulmit, 62-vjeçari i cili kishte dalë në pyll për të kullotur dhitë, ka arritur të largohet nga vendngjarja dhe të shkojë në banesën e tij. Familjarët e tij menjëherë kanë telefonuar spitalin për t’i kërkuar ndihmë, duke pretenduar se 62-vjeçari mund të ishte sulmuar nga një ari.
Ambulanca dhe Policia kanë shkuar në banesën e 62-vjeçarit dhe e kanë transportuar në spital, ku edhe ka ndërruar jetë. Më pas, Policia dhe shërbimi i Morgut e kanë sjellë në Tiranë, në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për të zbuluar shkaqet e vërteta të vdekjes së tij. Pas verifikimeve, Mjekësia Ligjore ka konstatuar një plagë të dyshuar si të shkaktuar nga një sulm me armë zjarri në kraharorin e viktimës.
Kjo ka bërë që Policia të ngrerë një tjetër pistë hetimesh për këtë rast, atë të vrasjes. Po ashtu blutë kanë shoqëruar 11 persona për t'i marrë në pyetje, për të zbardhur më shumë detaje nga ngjarja e rëndë që ka tronditur komunitetin e zonës.







Komente
Komento