Bulqizë/ Akuzohet se vrau aksidentalisht kushëririn me armë gjahu, vihet në pranga 43 vjeçari, 3 të tjerë nën hetim

Bulqizë/ Akuzohet se vrau aksidentalisht kushëririn me armë gjahu, vihet në pranga 43 vjeçari, 3 të tjerë nën hetim

Vasil Kamberi (viktima)

BulqizëFlamur Kamberi, i cili akuzohet se vrau aksidentalisht me armë gjahu kushëririn në pyllin e fshatit Tërnovë e Vogël, një ditë më parë (16 janar 2025) është arestuar

Ndërkohë tre të tjerë do të hetohen në gjendje të lirë.

"Specialistët e seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Bulqizë dhe Prokurorinë, në vijim të hetimeve  të thelluara për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme në pyllin e fshatit Tërnovë e Vogël, në Bulqizë,  arrestuan shtetasin Flamur Kamberi, 43 vjeç,  banues në fshatin Tërnovë, Bulqizë. Gjithashtu nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit A.K., 33 vjeç; H.T., 42 vjeç; R.K., 28 vjeç, banues në fshatin Tërnovë", informoi sot policia.

Raportohet se dy kushërinjtë, së bashku me tre të tjerë kishin dalë për gjueti dhe aksidentalisht Flamur Kamberi, ka qëlluar me armën e gjahut në drejtim të 36 vjeçarit, i cili pas plagëve të marra ndërroi jetë teksa po transportohej me helikopter për në spital.

"Nga hetimet e kryera ka  rezultuar se shtetasi Flamur Kamberi, së bashku me shtetasin Vasil Kamberi (viktima), dhe shtetasit  A.K., H.T., R.K., kishin dalë për gjueti në pyllin e fshatit Tërnovë dhe askidentalisht shtetasin Flamur Kamberi, ka qëlluar me armën e gjahut në drejtim të shtetasit Vasil Kamberi, ku si pasojë e plagëve të marra humbi jetën gjatë transportimit me helikopter për në spital", huhet më tej në njoftimin e bluve.

Në vendin e ngjarjes blutë sekuestuan në cilësinë e provës materiale, 4 armë gjahu (çifte), 2 gëzhoja, 22 copë fishek dhe 4 celularë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Dibër, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Dita Botërore e Picës, 'Tgcom24' interviston picajolin shqiptar në Brescia, Endrit Rustemin! 34-vjeçari: Majaja dhe mielli shpëtimi im

Itali/ Dita Botërore e Picës, 'Tgcom24' interviston picajolin shqiptar në Brescia, Endrit Rustemin! 34-vjeçari: Majaja dhe mielli shpëtimi im