Bumçi: Nuk kam shkuar
t’i shoh afresket e Onufrit

Bumçi: Nuk kam shkuar <br />t’i shoh afresket e Onufrit
Drejtore e “Shqiptarja.com”, Anila Basha, Edison Kurani, kryeredaktor te “Koha Jonë”, kryeredaktor i Mapos Arjon Sula dhe Ben Andoni në emisionin Fakt, drejtuar nga gazetari Çim Peka, flasin për integrimin në BE dhe dëmtimin e afreskeve të Onufrit.

Basha
: Çështja e integrimit është ligjore apo lokale, zoti Bumçi?
Duhet të flasim për integrimin e Shqipërisë me Kulturën. Kemi 48 minuta që po flasim për integrimin sikur flasim për Ministrinë e Integrimit...

Bumçi: Ngjarja e Fierit erdhi më vonë. Pse nuk i votoi zoti Rama. Ai është bllokimi i Shqipërisë, duke bllokuar Shqipërinë mendon se është e bllokuar qeveria

Basha
: Shembulli i afreskeve të Onufrit të integron në BE?

Bumçi
: Nuk është fjala për afresket

Basha: Është shumë aktuale.

Bumçi: T’i marrim me radhë gjërat. Këtu nuk ka rregull për përkujdesje për të gjitha shërbimet. Nëse ne kemi ndërmarrë akte për këtë dëmtim, por në asnjë moment që për 20 vjet nuk ka pasur roje. Kur ishte drejtor Artan Shkreli nuk ka pasur mbrojte asnjëherë as me armë. Nuk ka pasur roje me armë. Sepse janë monumente në këmbë vetëm kisha 170 mijë, të fesë islame rreth 26 mijë. Varre monumentale ka shumë. Përveç parqeve kryesor arkeologjike, nuk ka pasur roje, dhe nuk ka pasur roje kurrë për një kishë në maj të malit. Si mund të paralajmërohej, kur ishte ishte drejtor Artan Shkreli, ky akt. Roje atëherë nuk ka pasur.  Në po flasim për përgjegjësi. Përgjegjësia del nëse ka pasur roje, nëse këto monument nuk ka pasur roje edhe kur ishin këta zotërinj drejtues, a duhet të kalojmë në një degë tjetër mbrojteje, po. E dyta, ka ndodhur një ngjarje e paprecedent. Ka pasur në vite vjedhje ikonash. Por kjo është një pikturë murale, ka pasur përpjekje për të dëmtuar, por përpjekja që dikush të heq pikturën nga muri nuk parashikohej. Kemi të bëjmë më një nivel mbrojtje që nuk përshtatet dhe kemi të bëjmë me vjedhje për ta shkatërruar dhe kjo është e paprecedentë. Po të ishin ikona, ne i kemi grumbulluar ikonat dhe ikonat janë 99 për qind të mbrojtura. Diskutuam rastin konkret rojën me armë.

Andoni
: Kam udhëtuar për shkak të punës. Instituti i Monumenteve asnjëherë nuk ka qenë përgjegjës, punon me të njëjtin sistem që pati pas ‘90-ës. Megjithatë kam vuajtur shumë për t’u futur në kishë me disa të huaj për ta parë dhe nuk ta jepte kush çelësin. Zoti e ruajt atë të çelësave. Shumë afër kishave ishte dikush që kujdesej dhe personi është hequr vitet fundit, janë eliminuar këta njerëz. A është e mundur me 60 mijë më muaj të hiqej ai njeri përgjegjës.

Bumçi:
kanë marrë shumë më pak, 35 mijë lekë.

Andoni
: Është një lojë e fshehtë politike që e ka qejf heqjen e ikonave. Janë marrë masa që mbajnë pak erë, si prishja masive e kishave në Dropull. ...

Bumçi
: Ishte shume e rëndë ajo që the, por bëre shumë mirë që e the. E vetmja gjë që arritën të thonë pseudo-mbrojtësit e monumenteve

Basha: Zotëri, nëse do të me thoni ju pseudo-mbrojtëse, ta ndajmë pak këtë, se unë jam në këtë forum. Atëherë ju jeni pseudo-ministër dhe në flasim për një pseudo-çështje dhe le ta mbarojmë këtu këtë histori. Të gjithë njerëzve që u keni thënë pseudo-forumi t’u kërkoni falje.

Bumçi
: -Nuk janë forume, janë anëtarë partie...
Basha: -Unë kam qenë atje dhe nuk kam qenë anëtare partie. Unë jam e fyer. Nëse më thoni anëtare e pseud0-forumit ju jeni pseudo-ministër.

Bumçi
:-Kujdestarët janë vetëm gjatë ditës për pak orë. Kanë qenë kujdestarët që merrnin 35 mijë lekë të vjetra, pas sigurime dhe as e dinim që shkonin përditë atje ose jo, po e marrim të mirëqenë. Kisha është vjedhur dhe thyer natën. Këta shkonin kujdeseshin ditën. Nuk bënin ndërhyrje, por njoftonin. Kur këta njerëz nuk e mbronin natën, kisha është vjedhur natën, nuk mund të themi se kishte mbrojtje monumenti. Kisha kishte një dikush me çelës, atëherë prifti a nuk duhej të kujdesej për mirëmbajtjen. Ky vend ka një pasuri të jashtëzakonshme të trashëgimisë shpirtërore, por duhet të kujtojë se të gjitha trashëgimitë, xhamitë, etj, janë pasuri dhe që në komunizëm u dëmtuan rëndë. Marrim elementin e dytë. Është kjo forcë politike që kemi ne një qasje të tillë politike, ku për të katërtin vit radhazi u jep një ndihmë financiare komuniteteve fetare, një milionë dollarë këtë vit. E vendosëm ne këtë traditë. Komunitetet fetare janë të shëndetshme për vendin dhe komuniteti ortodoks ka marrë 200 mijë euro se ne i japim rëndësi fesë dhe mbështetjes së saj.

Andoni:
Nuk lidhet fare me këtë kjo punë. Nëse e dimë që Onufri është një mrekulli, duhet të flasim për afresket se ministri e ka kollaj ta delegojë fajin...

Bumçi
: Nëse do që të japim një shembull të keqbërësve vandalë e t’i biem shtetit...

Basha:
Hiqi lekët nga koncertet, zoti ministër dhe me ruaj afresket, janë vlera jonë e vetme...

Bumçi
: Kemi hapur ekspozita me ikonat në Nju Jork..

Basha
: Një pyetje e thjeshtë, Onufrin e kemi parë ju vetë zoti ministër?

-Dua t’ju them se është bërë muzeu më i madh arkeologjik i Durrësit me tre kate, për të kompensuar atë mungesë që ka Durrësi në ruajtjen e arkeologjisë. Nuk është pak një muze trekatësh për një shtet, as Greqia nuk e ka....

Kurani:
Ju nuk e jepni dorëheqjen se sipas jush u dëmtua afresku i Onufrit nga keqbërësit dhe jo nga ju. Në qoftë se do keni ende çelësat a kemi bërë ndonjë gjë emergjente për të mos u shkatërruar e vetmja që ka mbetur, kisha e Shelcës?

Bumçi:
Ka katër deri më pesë kisha që mendohet ku ta fillojmë. Jemi në përfundim të proceduarve për vendosjen e pajisjeve që monitorojnë gjendjen. Në Shelcë ka një komunitet që e mbron...

Kurani:
Keni marrë masa që edhe kjo kishë mos të dëmtohet?

Bumci:
Këto ditë është në funksion të plotë dhe mbrojtja nga komuniteti. A rihet natën tek Xhamia e Ethem Beut?

Kurani
: Ka sistem alarmi, ka kontroll se fillon në orën tre falja.

Bumçi:
Nuk e parashikuam dot grabitjen e Onufrit, dhe meqë ju dolët te dorëheqja, unë nuk jam për dorëheqje, por as jo te heqja e përgjegjësisë.

Basha:
Kam vetëm një pyetje të shkurtër. Kujdestarët kanë qene përgjegjës. Në 2007-n me vendim të kësja qeverie janë hequr edhe këta kujdestarë. A shkuat ju personalisht për ta parë atë tragjedi, që gjithë opinioni u shokua për këtë akt vandal

Bumçi: Unë jam ministër....

Basha
: Keni shkuar në vendngjarje po apo jo?

Bumçi: Në vendngjarje jo. Do t’ju them diçka për pseudo-ekspertët. Kanë kryer një akt të dytë vandal. Kisha shatë metra e gjatë dhe tre metra e gjerë dhe ata dynden aty.

Basha
: Ne shkuam për të filmuar dhe një eksperte e juaja na tha “mos bëni fotografi”, kur çdo gjë ishte e shkatërruar. Nuk mund të na fyesh si pseudo-ekspertë.

Bumçi
: Kjo që ka ndodhur është e rëndë dhe njerëz të papërgjegjshëm e bëjnë këtë, kanë dëmtuar nga të gjitha anët. Auron Tare, Artan Shkreli dhe të tjerë hynë brenda, duke shkelur suvanë në kishë, pa u marrë ende provat.

Basha:
Tani jeni jashtë pozicionit tuaj. Ju do hyni në histori si ministri që shkatërruat Onufrin.

Bumçi
: Ata kanë hyrë dhe kanë lënë gjurmët dhe kanë thërrmuar copat e afreskeve

Basha:
Ky është pretendimi juaj. Sigurisht ne hymë brenda ne nuk kemi shkelur asnjë gjë. Përkundrazi janë ruajtur më së miri, ndryshe nga ju zoti ministër që i bëtë ashtu si unë i kam fotografuar.

Andoni: Ju po akuzoni Forumin, zoti ministër?

Bumçi: Ata nuk janë forum. Auron Tare, etj janë anëtarë të Partisë Socialiste.

Basha
: Bojaxhiu është anëtar i PD-së dhe ishte me ne.



Shkrimi u publikua sot në gazetën Shqiptarja.com(print), 7 shkurt 2013
(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ ‘Darka e fundit’ në Olimpikë, organizatorët kërkojnë falje! Thyhet rekordi i Tokios, 191 atletë pjesë e LGBTQ

Paris 2024/ ‘Darka e fundit’ në Olimpikë, organizatorët kërkojnë falje! Thyhet rekordi i Tokios, 191 atletë pjesë e LGBTQ