Bumçi në "5 Pyetje nga Babaramo":
Me SHBA marrëdhënie të mira

Bumçi në Me SHBA marrëdhënie të mira">
TIRANE - Ministri i Punëve të Jashtme Aldo Bumçi ishte i ftuar në emisionin "5 Pyetje nga Babaramo" për çështje që lidheshin me politikën e jashtme të vendit, Rezolutën çame, marrëdhëniet e Shqipërisë me SHBA-në dhe veçanërisht ato të kreut të Qeverisë me ambasadorin amerikan.

A ka një ftohje ndërmjet Berishës dhe ambasadori Arvizu?
Jo, ne kemi marrëdhënie shumë të mira. Marrëdhëniet me SHBA janë madje shumë intensive.
 
Por, Arvizu është shprehur me tone kritike për qeverisjen e Berishës?
Qeveria amerikane ka folur me vlerësime nga më të lartat për qeverinë, kjo u tha edhe publikisht nga Sekretarja e Shtetit Klinton, që shpalosi një marrëdhënie solide ndërmjet dy vendeve. Gjithashtu, pak muaj më parë edhe kryeministri u prit shumë atje dhe më pas, ajo erdhi vetë në Shqipëri. Veç kësaj, edhe mbajtja e konferencës së OSBE-së për harmoninë ndërfetare u përshëndet nga ambasadori amerikan.
 
Shoh se të gjithë zyrtarët qeveritarë shqiptarë citojnë znj.Klinton ose z.Moore e ndërkohë lënë në hije, deklaratat e Arvizu? Mos ka një standard të dyfishtë?
Jo, qëndrimet nga SHBA vijnë në një zë dhe edhe në mënyrë të drejtpëdrejtë. Marrëdhëniet janë të shkëlqyera dhe një bashkëpunim shumë i ngushtë.
 
Si janë raportet e Sekretarit të ri të Shtetit, Xhon Kerri me kompaninë e lobimit “Podesta Group”?

Kjo nuk ka qënë temë e diskutimeve tona. Temë ka qënë Siria, Afganistani, marrëveshja e Serbisë me Kosovën…

Po Rezoluta çame, a ka dalë në fletoren zyrtare?
Kjo nuk është në vullnetin tonë, por sipas vendimit të marrë. Këto janë detaje që duhet të pyesim Kuvendin dhe mendoj se është çështje teknike. Nëse Rezoluta e vitit 2004, është votuar apo jo duhet t’i referohemi atij moment. Shumica atëhërë ka votuar pro dhe gjithçka përfundon këto. Elementet teknikë të botimit mund të pyeten.
Lidhja e z.Idrizi me çështjen çame janë të hershme dhe nuk kanë lidhje me një moment. Nëse do shihni në historinë e komunizmit, disa grupe janë persekutuar më shumë se të tjerët. Kleri katolik më shumë, ai çam po ashtu. Nuk gjen zyrtarë të lartë në atë kohë në pushtet, pra, u margjinalizuan, u përndoqën dhe u bënë minoritet brenda vendit duke qënë shqiptarë. Kjo ka bërë që ata të jenë mbështetësit tanë më të mëdhenj në vitin 1990.

Por, pse s'ka hyrë Rezoluta në Fletoren zyrtare? Ishte truk elektoral?
Nuk ka asnj truk elektoral në këtë grup njereëzish nga më të persekutuarit dhe më mbështetësit.

A janë të shqetësuar dhe të gatshëm të huajt të pranojnë zgjedhjet me këtë KQZ të cunguar?
Po, janë të shqetësuar. Z.Rama e ka bërë këtë sjellje të parashikueshme edhe më parë. Ne nuk mund të bëjmë asgjë më shumë votimi i anëtarëve të tij.

Përse i keni futur kryetarët e partive aleate në lista?
Kjo tregon ndryshimin mes nesh dhe z.Rama.

Po ilaçet në spitale, që s’ka? Po pagesat për 100-vjetorin e pavarësisë, që s’i keni kryer? A nuk po lini diçka të parregullt mbrapa?
Jo, ne kemi një situatë të shkëlqyer në kushtet e krizës. Kur bankat greke përjetuan zbrasjen e depozitave, kjo nuk ndodhi në Shqipëri. Shqipëria ka shlyer shumë detyrime.
 
Të flasim me shifra. Kreditë e këqija kanë shkuar në 23.8% nga 8% që ishin. Ku kanë shkuar paratë? Në drejtim të paditur?
Jo, nuk është e vërtetë. A është shtuar likuiditeti në bankat shqiptare? Po, e thonë organizmat e huaja. Depozitat janë shtuar nga të ardhurat e emigrantëve. Kreditimi në ekonomi është më i lartë ndjeshëm se në vendet e rajonit.
 
Po bizneset janë detyruar të marrin kredi ngaqë ju nuk keni shlyer faturat…
Jo, e kundërta. Është rritur likuiditeti dhe në ditët më të këqija të krizës botërore nuk u lëkundën. Norma e kreditimit nga bankat private është më i lartë se bankat e rajonit. Nëse këto banka do ndiheshin të cenuara, nuk do kreditonin më.

aldo bumçi
(Foto: Aldo Bumçi mbrëmë në emisionin 5 Pyetje nga Babaramo)
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën