Të shtunën më 15 mars Bundesliga gjermane e futbollit zhvilloi katër ndeshjet e radhës për javën e 26-të. Bayern Munich ngec sërish, këtë herë 1-1 në Berlin. Tri pikë për Augsburgun.

Në Berlin, Unioni vendas ndali 1-1 Bayern Munich. Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa duhej Sane në minutën e 75-të që të zhbllokonte sfidën. Hollerbach shtatë minuta nga fundi vendosi ekuilibrat, me Bayernin kryesues që pasi u mposht një javë më parë, ngec sërish, këtë herë në barazim.

Augsburgu mposhti 1-0 Wolfsburgun dhe me 38-të pikë e barazon në renditje. Tietz në minutën e 53-të vendosi ndeshjen. Fitore edhe për Borussia Monchengladbach, që në fushën e Bremen u imponua 2-4 me golat e Plea (3x) dhe Kleindienst.

Bayern Munich me 62 pikë kryeson Bundesligën, ndjekur nga Leverkusen me 53 pikë dhe një ndeshje më pak.

Bundesliga, raundi 26-të:

E shtunë, 15 mars 2025

Augsburg 1-0 Wolfsburg

Mainz 2-2 Freiburg

Union Berlin 1-1 Bayern Munich

Werder Bremen 2-4 Borussia Monchengladbach

Renditja:

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:09
VIDEO/ Bayern Munich harron të fitojë, vetëm 1-1 në kryeqytet


Në Berlin, Unioni vendas ndali 1-1 Bayern Munich. Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa duhej Sane në minutën e 75-të që të zhbllokonte sfidën. Hollerbach shtatë minuta nga fundi vendosi ekuilibrat, me Bayernin kryesues që pasi u mposht një javë më parë, ngec sërish, këtë herë në barazim.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 3 Dhjetor, 08:56

    Çfarë mendoni për lëvizjen e Salianjit brenda PD?