Bundesliga gjermane e futbollit ka prodhuar surpriza këtë të shtunë, teksa Bayern Munich ka pësuar humbjen e parë sezonale pas 14 ndeshjeve. Fitore për Leverkusen që ndodhet vetëm katër pikë pas kryesuesve bavarezë.
Në "Meua Arena" vendasit e Mainz fituan 2-1 kundër Bayern Munich. Skuadra e Kompany pëson kështu humbjen e parë sezonale në kampionat, duke lënë pikë në garën për titullin kampion. Mainz shënoi me dopietën e Lee Sung në minutat 41 dhe 60-të, ndërsa Sane shkurtoi në fundin e ndeshjes, gol që për miqtë vleu sa për statistika.
Në "UUK Arena" vendasit e Augsburg ishin të pafuqishëm kundër kampionëve në fuqi, duke u mposhtur 0-2 nga Leverkusen. Terrier dhe Uirtz shënuan në pjesën e parë, me Granit Xhakën që luajti titullar.
Në Berlin, Union dhe Bochum barazuan 1-1. Ndeshja shkoi përtej parashikimeve pasi në shtesë portieri mik Dreues u godit nga një çakmak, me arbitrin që ndërpreu ndeshjen dhe dërgoi skuadrat në dhomat e zhveshjes. Pas minutave pritje ekipet dolën në fushë dhe zhvilluan ato pak minuta të mbetura.
Bundesliga, java 14-të:
E shtunë, 14 dhjetor 2024 - 15:30
Augsburg 0-2 Bayer Leverkusen
Borussia MGladbach 4-1 Holstein Kiel
Mainz 2-1 Bayern Munich
Union Berlin 1-1 Bochum
Renditja: