Bundesliga e futbollit duket se ka një "Hirushe" të re. Heidenheim i drejtuar nga Frank Schmidt kryeson renditjen pas dy javëve të para të kampionatit, teksa po në kuotën e gjashtë pikëve ndjekin Bayern Munich dhe Leipzig.
Këtë të dielë Heidenheim mposhti 4-0 Augsburgun dhe me gjashtë pikë sheh një nisje të shkëlqyer të sezonit të ri. Uanner, Scienza, Beck dhe Breunig shënuan për vendasit.
Në Munich, Bayern u imponua dhe fitoi pastër 2-0 kundër Freiburg. Harry Kane zhbllokoi ndeshjen në minutën e 38-të nga penalltia, teksa suksesi u "vulos" nga Muller në minutën e 78-të. Kompany e ka nisur mbarë aventurën me bavarezët, duke marrë gjashtë pikë.
Bundesliga, raundi 2:
E diel, 01 shtator 2024
Heidenheim 4-0 Augsburg
Bayern Munich 2-0 Freiburg
Renditja: