Bundesliga nis sot me Bayern Mynih-Hoffenheim, Kovac kërkon mbrojtjen e titullit

Bundesliga nis sot me Bayern Mynih-Hoffenheim, Kovac kërkon mbrojtjen e titullit

Futbollistët e Bayern-it duke festuar një gol

Sonte starton Bundesliga me ndeshjen Bayern Mynih-Hoffenheim që luhet në “Allianz Arena” duke nisur nga ora 20:30. Bavarezët me një trajner të ri Niko Kovac do të kërkojë të mbrojë titullin kampion pasi fitoi edhe Superkupën e Gjermanisë.

Bayerni do të tentojë të vendos një tjetër rekord duke synuar titullin e shtatë radhazi kampion ndërsa Hoffenheim ishte një nga katër skuadrat që mposhti Bayernin sezonin e kaluar. Bayerni ka disa javë përgatitje dhe është gati për duelin e parë.

Me skemën 4-1-2-3 pritet që të zbresë në fushë skuadra e Kovac me Neuer në portë dhe në mbrojtje Kimmich, Sule, Hummels dhe Alaba ndërsa më pas në mesfushë luajnë Martinez , Muller, Toliso, Ribery, Robben dhe Lewandowski.

Niko Kovac ka deklaruar në konferencën e shtypit: ”Kemi ëndrra të mëdha dhe duam të mbrojmë titullin kampion. Jemi të lumtur që po startojmë pas disa javësh punë intensive dhe jemi në një formë të mirë kështu që duam ta nisim me fitore” e mbyll kroati. Bayerni sipas kompanive të basteve është favorit për ta fituar takimin e parë të këtij sezoni në Gjermani.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës