Bundestagu e kthen në detyrim mbrojtjen e klimës

Bundestagu e kthen në detyrim mbrojtjen e klimës

Bundestagu e ktheu mbrojtjen e klimës në detyrim ligjor në Gjermani. Pas një mosmarrëveshjeje të gjatë në koalicionin qeveritar, Parlamenti vendosi synime konkrete të kursimit të gazit serë për sektorë të veçantë, siç janë energjia, transporti ose banesat.

Me këtë synohet të garantohet që Gjermania të kursejë deri në vitin 2030 rreth 55 përqind të gazeve serë krahasuar me nivelet e 1990. 

Në total, për mbrojtjen e klimës në Gjermani do të shpenzohen rreth 54 miliardë euro deri në vitin 2023, pjesërisht të financuara nga të ardhurat nga karburantet fosile si vajguri, gazi, benzina dhe nafta.

Ndryshimet në ligjin e taksave synohet ta bëjnë udhëtimin me tren më të lirë dhe udhëtimin me avion më të kushtueshëm. Përveç kësaj, parashikohet që të lehtësohet në tatime izolimi i shtëpive dhe zëvendësimi i sistemeve të vjetra të ngrohjes me naftë. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja