Mënjeherë sapo qytetarët afrohen për në hyrjen me pesë dyer të blinduara të “Bunk’Art” mësojnë kuriozitete rreth historisë së këtyre automjeteve.
bunkart" border="0" height="349" hspace="7" src="http://www.shqiptarja.com/foto/147088.jpg" vspace="7" width="620" />
Limuzina e zezë daton që prej vitit 1950 dhe i është dhuruar diktatorit Enver Hoxha nga udhëheqësi i Bashkimit Sovjetik Joseph Stalini.
Limuzina është e tipit Zim -12 luksoze, e prodhuar nga fabrika ruse Gorki, e cila në periudhën e viteve 1950 dhe 1960 nxorri në treg më pak se 22 mijë copë të tilla .
Në vitin 1954 mbërritën në Shqipëri 10 makina të tjera të të njëjtit tip për udhëheqësit kryesorë të partisë.
Elementë kuriozë rreth këtij automjeti luksoz të kohës ishin se vendin tonë ndalohej qarkullimi në mënyrë që të kalonte kjo limuzinë, por sot që kohët kanë ndryshuar edhe kjo limuzinë për të ndaluar duhet të respektojë rregullat e qarkullimit.
Zim-12 i Enver Hoxhës i ka shkelur rregullat e ndalimparkimit dhe për këtë është gjobitur dhe vec të tjerash ka udhëtuar edhe me dritë të thyer.
Një tjetër prapaskenë e panjohur dhe mjaft interesante ishte se kjo makinë është përdorur edhe gjatë funeralit të ish-diktatorit Hoxha.
Për të kaluar më pas tek Autovetura BJ 212, e cila vjen si një prodhim kinez i vitit 1972. Shpejtësia e saj maksimale arrin në 150km/h me karburant të llojit benzinë.
Ky automjet është dizanjuar për të ecur në rrugë të paasfaltuara dhe përfshihet në mjetet me kalueshëmri të lartë . Ka ardhur në Shqipëri pas vitit 1975 dhe është përdorur si mjet ushtarak dhe civil.
Gjithashtu jashtë ambjenteve të bunkerit të nëndheshëm qëndron i ekspozuar edhe një motor i tipit Guzzi. Viti prodhimit daton në vitin 1967 dhe fuqia i tij arrin në 125 ç me karburant të llojit benzinë.
Është dizanjuar nga Giulio Cesare Carcano dhe ka shërbyer si mjet për policinë italiane. Ka ardhur në Shqipëri në vitin 2003 dhe është përdorur nga policia ushtarake.
Bunkeri i nëndhëshëm me 106 dhoma i pagëzuar me emrin Bunk’Art, është çelur pas 36-vitesh për të njohur publikun me strehimin që liderat e komunizmit do të kishin në rast lufte.
Bunk’Art përfshin jo vetëm anën historike por edhe atë muzeale dhe artistike për të shpalosur sa më mirë të veçantat e kohës së komunizmit për qytetarët.
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)