Bunk'art, në tunelin e komunizmit
edhe Natasha...shërben në banak

Bunk'art, në tunelin e komunizmit<br />edhe Natasha...shërben në banak
Një nga personazhet më të spikatura e cila ka punuar në brendësi të bunkerit anti-bërthamor të komunizmit të shndërruar tashmë në një ekspozitë-muze të "pagëzuar" BUNK'ART është edhe “Nëna e mirë” Natasha.

Ajo ka marrë pjesë në stërvitjet ushtarake që zhvilloheshin brenda në bunker, ku ka patur rolin e banakieres, punë së cilës i është rikthyer edhe tani me hapjen e bunkerit për publikun ku si atë kohë vazhdon të shërbejë pas banakut.

E punësuar që prej 25 shtatorit të vitit 1985 ajo kujton me nostalgji kohët kur shërbente pas banakut të kafesë së improvizuar brenda në bunkerin e nëndheshëm, kur u zhvillua edhe stërvitja e parë në nëntor të viti 1985. Për plot 7 ditë Natasha së bashku me Shtabin e Përgjithshëm u mbyll në bunker për shkak të simulimit të gjendjes së luftës.

natasha

natasha

natasha

"Bëhej një stërvitje e madhe e Shtabit të Përgjithshëm, duhej një njeri dhe u caktova unë. Kam punuar të gjithë periudhën nga 85 dhe deri tani në battalion. Kam 29 vjet që punoj.

Jam shum e kënaqur, kam punuar me njerëz shumë të mirë, kanë qenë shokët tanë që kemi punuar këtu. Ndihem mirë që sot ky objekt është i hapur dhe funksionon për të tërë,"-është shprehur Natasha. 

Natasha e kishte kthyer barin brenda në bunker si një shtëpizë të vogël dhe këtë arsye të gjithë e thërrisnin “Nëna e Mirë.

"Unë thjesht kam qenë në banak, por në dhoma të tyre dhe nëpër vendet e punës ishin të caktuar ushtar korrierë që quheshin, të cilët merrnin çfarë ju duhej dhe shërbënin, unë kam qenë thjesht në banak. Atëherë kanë qenë kohë të tjera , perferohej të konsumuhej uji me gaz, kafja turke, salepi,"-ka vijuar Natasha.

natasha
 
Ndërkohë ajo do të vazhdojë të sherbejë ujë me përzemërësinë dhe ngrohtësinë që e karakterizon  gjatë ditëve që Bunk’Art do të jetë i hapur. 

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Këmbimi i të burgosurve, faktet kryesore rreth marrëveshjes historike SHBA-Rusi

Këmbimi i të burgosurve, faktet kryesore rreth marrëveshjes historike SHBA-Rusi