Bunk-Art dhe reliket e tij
TIRANË, 4 Dhjetor / ATSH / – Elementet e periudhës së komunizmit të vendosura në bunkerin e nëndheshëm “Bunk’Art” vijojnë të jenë më të vizituarat nga qytetarët e shumtë. Përveç dhomave të udhëheqësve politikë të asaj kohe si, Enver Hoxha apo Mehmet Shehu, me mjaft kureshtje janë përcjellë edhe objekte të ndryshme që rivijnë në […]
/ATSH/ - Elementet e periudhës së komunizmit të vendosura në bunkerin e nëndheshëm "Bunk'Art" vijojnë të jenë më të vizituarat nga qytetarët e shumtë.
Përveç dhomave të udhëheqësve politikë të asaj kohe si, Enver Hoxha apo Mehmet Shehu, me mjaft kureshtje janë përcjellë edhe objekte të ndryshme që rivijnë në këtë kohë deri në ditët tona. Nje nga 106 dhomat më të vizituara është edhe "Muzeumi i Ndërlidhjes". Kjo hapësirë i është dedikuar pikërisht komunikimit gjatë asaj periudhe ku aparaturat janë mjaft avangarde për kohën.
Një sllogan i regjimit komunist, por që edhe sot e kësaj dite, përdoret nga të gjithë ushtritë e botës është: "Pa ndërlidhje, nuk ka komandë dhe pa komandë, nuk ka fitore".
Një pjesë e bunkerit, që për arsye sekreti, edhe sot është e ndarë nga pjesa tjetër e tunelit, ishte e destinuar për impiantin e ndërlidhjes.
Në këtë dhomë janë ekspozuar disa nga aparatet origjinale të përdorura në vite nga ushtria shqiptare. Ato që duken më modernë ishin instaluar në repartin e ndërlidhjes së këtij bunkeri të inauguruar nga Enver Hoxha me 28 qershor të 1968.
Përpos veçantisë së kësaj dhome në korridoret jashtë saj ekpozohet një foto e ish-diktaktorit Enver Hoxha, i cili foton e ka realizuar pikërisht në vendin ku është vendosur.
Që prej datës 22 nëntor kur është çelur, Bunk'Art vijon të jetë mjaft i vizituar, me një fluks të lartë qytetarësh të të gjitha moshave, të cilët duan të njihen me këtë pjesë të historisë në vendin tonë.
Bunkeri i nëndheshëm 5-katësh ofron instalacione artistike, dokumente historike origjinale dhe objekte muzeale që tregojnë rreth periudhës së komunizmit.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44%
-
I keq
22.8%
-
As i mirë as i keq
33.2%
Vota total: 1492
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Në Bunk’Art2 hapet 'Dhoma e Manipulimeve': Për herë të parë tregohet lidhja mes iluzioneve optike dhe propagandës komuniste
5 Gusht, 16:08
-
Intervista e fundit e Kadaresë për median ishte në Bunk'Art1 kur pa 'Gjeneralin e Ushtrisë së Vdekur': Më ndanë nga vepra brutalisht
1 Korrik, 09:28
-
VIDEOLAJM/ Miss Universe për herë të parë në Tiranë, viziton Bunk’Art 1
11 Maj, 20:09
-
Bunk’Art 2 atraksioni kryesor në qendër të Tiranës! Shikoni radhën e gjatë të turistëve të huaj, presin të hyjnë tek ish bunkeri antibërthamor i Ministrisë së Brendshme
28 Prill, 08:11
-
Parku Arkeologjik i Bylisit 250 vizitorë më shumë në 3 muaj, rruga e re lehtësoi vizitat! Turistja: U impresionova, vlera të rralla antikiteti
14 Prill, 16:18
-
'Shije' të historisë shqiptare përmes koktejeve në Nouvelle Vague në Tiranë që të çojnë drejt të shkuarës komuniste të dokumentuar në Bunk'Art
25 Janar, 21:04
-
Ismail Kadare, pas 40 vjetësh sheh për herë të parë 'Gjeneralin e Ushtrisë së Vdekur' në Bunk'Art 1! Rrëfimi emocionues i Kadaresë pas filmit: Ndalimi i tij u kalua në mënyrë brutale
17 Dhjetor 2023, 17:24
-
Bukuri, humanizëm dhe simbolika e bunkerizimit! Promovohet Kalendari i Miss Shqipërisë 2024, i riu Eno Millona ka nevojë për ndihmë për t’u kuruar
12 Dhjetor 2023, 14:02
-
Dëshmorët e Shqipërisë dhe rrugët e Tiranës së Lirisë !
16 Nëntor 2023, 14:25
-
Mbi 7.2 mln të huaj vizituan vendin tonë për 8 muaj, operatorja turistike: Zgjedhin edhe destinacionet historike, Bunk’Art 1 dhe Bunk’Art 2 më të preferuarat
1 Tetor 2023, 12:54
-
Java Britanike/ Premierë filmi i Hughes për Shqipërinë! Nga portet e lashta në Butrint e ‘Bunkart1, si e prezanton historiania vendin tonë në BBC: Mikpritja, si tha kryeministri juaj
5 Shtator 2023, 17:44
-
5.2 milionë të huaj hynë në Shqipëri në janar-korrik! Turistët nuk largohen pa vizituar Tiranën: I ofron të gjitha, do rikthehemi
25 Gusht 2023, 17:09