Muzeu Bunk’Art ka ofruar uljen e çmimit të biletës duke nisur nga dita e mërkurë 15 shkurt deri ne 17 shkurt 2017 me rastin e përvjetorit të pavarësisë së Kosovës.
 
Në një postim në faqen e “Muzeu Bunk’Art″ ne Facebook shkruhet  se: “Me rastin e përvjetorit të pavarësisë së Kosovës, Bunk’Art  ofron një oferte speciale për të gjithë vizitoret që vijnë nga Kosova duke filluar nga dita e mërkurë 15 Shkurt me një ulje të çmimit të biletës nga 500 në 350 lekë.
 
Oferta vazhdon deri në ora 20:00 të datës 17 shkurt 2017. Për të përfituar nga ky çmim special mjafton të tregoni në momentin e blerjes së biletës leternjoftimin tuaj”. Ju mirëprësim
”, thuhet në njoftimin e Muzeut Bunk’Art .
 
Muzeut Bunk’Art 1 dhe Bunk'Art 2 jane vizituar nga mijëra turistë, jo vetëm nga Shqipëria, por edhe nga Ballkani dhe shumë vende të tjera të botës.
 
Bunk%u2019Art
Njoftimi për uljen e çmimit të biletës

dy.b/shqiptarja.com