Bunk’Art 2 atraksioni kryesor në qendër të Tiranës! Shikoni radhën e gjatë të turistëve të huaj, presin të hyjnë tek ish bunkeri antibërthamor i Ministrisë së Brendshme

Bunk’Art 2 gjithnjë e më shumë po kthehet në një atraksion kryesor për mijëra turistë të huaj por dhe shqiptarë të cilët vizitojnë Tiranën. 

Nuk ka dyshim se muzeumi-labirinth në “underground”-in e Ministrisë së Brendshme që ofron për vizitorët artefakte, foto, dokumente, video të shumta e bëjnë më intriguese vizitën për turistët e huaj, veçanërisht për ata të cilët kanë pak apo aspak njohuri për të kaluarën komuniste të vendit. 

Prandaj ndalesa e parë për mijëra turistët e huaj që vizitojnë qendrën e Tiranës, është Bunk’Art 2.

Në një video të publikuar sot në mëngjes nga kryeministri Edi Rama është e dukshme radha e gjatë e turistëve të cilët presin të hyjnë në bunkerin sekret të Ministrisë së Brendshme që është dhe muzeumi i parë dedikuar historisë së sigurimit dhe viktimave të terrorit komunist.

‘Qendra e Tiranës që po transformohet befasueshëm në një atraksion urban duke pritur çdo ditë mijëra turistë nën një ofertë fantastike, të cilët qëndrojnë në radhë për të shijuar sitet më të bukura që përfaqësojnë historinë, kulturën e harmoninë fetare karakterizuese, ju uroj të diel të paqtë’ shkruan Rama.

Ish bunkeri antibërthamor i Ministrisë së Brendshme

Tuneli i Ministrisë së Brendshme është ndërtuar mes viteve 1981 dhe 1986 dhe mund të konsiderohet si një nga “veprat e mëdha” të fundit të kryera nga regjimi komunist në kuadër të projektit të bunkerizimit që kishte filluar në fillim të viteve '70 e që çoi në ndërtimin e 175.000 bunkerëve të madhësive të ndryshme në të gjithë vendin.

Bunkerët ishin të tre llojeve ndërtimi: faqe mali, ndërtesa dhe gropa. Bunkeri i Ministrisë së Brendshme është i llojit “gropë”: në fakt ky është krijuar nga Ndërmarrja e Ndërtimit 10 (një drejtori e Ministrisë së Ndërtimit që merrej me ndërtimin e bunkerëve sekret) që ka hapur një gropë të madhe pranë ndërtesës së Ministrisë së Brendshme (Ministri e ndërtuar në vitet ‘30 vitet sipas projektit italian): pas realizimit të ambienteve të brendshme, struktura në pjesën e sipërme u krye me një shtresë të trashë betoni të përforcuar që arrin një trashësi prej 240 cm (trashësia mund të shihet përgjatë shkallëve të daljes).

Ky bunker, në kod i quajtur “Objekti Shtylla”, përbëhet nga 24 dhoma, nga një apartament të rezervuar për Ministrin e Brendshëm dhe nga një sallë e madhe e dedikuar telekomunikacionit. Ashtu si shumë bunkerë të tjerë të kësaj madhësie, dhe ky është ndërtua për të përballuar një sulm kimik e bërthamor të mundshëm. Në të vërtetë bunkeri nuk është përdorur as edhe për stërvitje. Si Kryeministri Mehmet Shehu ashtu dhe diktatori Enver Hoxha, të cilët urdhëruan ndërtimin e tij, nuk e kanë parë kurrë të përfunduar për shkak se të dy vdiqën para se punimet të mbylleshin. Hyrja dhe dalja e bunkerit janë krijuar vetëm në kohët e fundit, pasi në projektin fillestar mund të hyej në tunel vetëm nga brenda Ministrisë.

Këtu mund të prenotoni dhe vizitën tuaj

S.G/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ethem Lalaj: 28/04/2024 09:35

    VO: -I kam parë të 2 BunkARTËT Nr.1 & Nr.2 dy vite më parë. -Falimderoi KM E.RAMA & gazetarin EURO PERËNDIMOR ITALIAN(JO RAI 3) CARLO BOLINO. E.Lalaj Fier,prej MallaKASTRE HEROIKE.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ Milani 'shuplakë' 5-1 Cagliarit, kuqezinjtë e mbyllin Serie A në vendin e dytë! Bologna i befason të gjithë, mposht 0-2 Napolin dhe parakalon Juven

GOLAT/ Milani 'shuplakë' 5-1 Cagliarit, kuqezinjtë e mbyllin Serie A në vendin e dytë! Bologna i befason të gjithë, mposht 0-2 Napolin dhe parakalon Juven