Burani me spinaq, karotë e pançetë nga zonja Albana

Burani me spinaq, karotë e pançetë

Përbërësit:

  • 1-2 kokrra qepë
  • 2 thelpinj hudhër
  • 1 karotë
  • 2 lgj oriz
  • 200 gr pançetë
  • 800 gr spinaq
  • Vaj ulliri
  • Kripë, piper, arrë moskat
  • Bimë aromatike

Përgatitja:

Fillimisht në një tenxhere kaurdisim pançetën, e largojmë dhe në yndyrën që kanë lëshuar shtojmë pak vaj ulliri dhe kaurdisim qepën të grirë hollë së bashku me hudhrat. Më pas shtojmë karotën e grirë në rende dhe orizin, e përziejmë së bashku me qepën për 2-3 minuta. Shtojmë spinaqin të pastruar e të prerë trashë dhe bimë aromatike nëse dëshirojmë. Pasi spinaqi ka ulur vëllimin rregullojmë shijen me kripë e piper dhe e lëmë të gatuhet në temperaturë mesatare. Në minutat e fundit të gatimit shtojmë dhe pançetën dhe e servirim buraninë duke e shoqëruar me pak kos ose me feta limoni. 

 

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    14 Dhjetor, 13:13

    Berisha boton foton e gruas së Dumanit duke i rrezikuar jetën! Si e gjykoni?



×

Lajmi i fundit

Siri/ Familja e Assad si kartelet e Narcos! Zbulohet laborator gjigant në vilën e të vëllait të diktatorit, sasi të mëdha të Captagonit, ‘drogës së luftës’

Siri/ Familja e Assad si kartelet e Narcos! Zbulohet laborator gjigant në vilën e të vëllait të diktatorit, sasi të mëdha të Captagonit, ‘drogës së luftës’