Sipas informacioneve, relator i çështjes do të jetë Gramoz Levanaj, ndërsa trupa gjykuese do përbëhet nga Fatmira Hajdari dhe Edlira Petri. Ish-ministri Spiro Ksera u arrestua 15 ditë më parë në Derviçan të Gjirokastrës. Të njëjtin fat patën edhe ish vartësi i tij Artevis Mete si dhe disa ish punonjës të tjerë të ministrisë që ai ka drejtuar. Ksera dhe bashkëpunëtorët e tij, akuzohen për vjedhjen e 300 milionë lekëve të tjera përmes aktiviteteve fiktive, kryesisht të planifikuar për komunitetin rom nga ministria që drejtonte.
Fotot të modifikuara
Prokuroria e Tiranës ka zbuluar një nga rastet flagrante të vjedhjes së fondeve me anë të manipulimit të fotove të aktiviteteve sociale në Ministrinë e drejtuar nga Spiro Ksera. Ndër provat e Prokurorisë kundër ish-ministrit të Punës Spiro Ksera, akuzuar për vjedhje duke shpërdoruar detyrën, janë dhe dy foto, njëra është origjinale dhe tjetra e falsifikuar nga punonjësit e Kserës.
Sipas organit të akuzës ministria ka manipuluar me “Photoshop” foton e një aktiviteti të zhvilluar nga PNUD në Shqipëri,duke e shitur si foto të një aktiviteti të zhvilluar nga ministria, për të cilin është marrë edhe fond, por që nuk është zhvilluar kurrë.Pra ministria mjaftohej vetëm me një foto të përpunuar për të justifikuar paratë që merrte nga buxheti i shtetit për zhvillimin e aktiviteteve me rëndësi sociale për komunitete të ndryshme në vendin tonë.
Konkretisht bëhet fjalë për një foto të 11 prillit të vitit 2013 që paraqet një aktivitet për komunitetin rom të financuar nga PNUD në Shqipëri, në kuadër të Javës Ndërkombëtare të Romëve. “Me romët për Romët” është aktiviteti i financuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara PNUD. Fotot janë ndër 30 provat që prokuroria disponon ndaj ishministrit të Punës dhe Çështjeve Sociale Spiro Kserës dhe 7 personave të tjerë nën hetim, mes tyre dhe 2 gra.
Hetimet për vizat
Ish-ministri i Punës Spiro Ksera që prej disa ditësh ndodhet në qeli për 6 abuzime me aktivitetet e Ministrisë së Punës dhe Çështjeve Sociale,ndodhet nën hetim nga njësia hetimore Task-Forcë dhe për një çështje tjetër, shumë të ndjeshme jo vetëm për Shqipërinë por edhe për SHBA. Pak ditë më parë “Shqiptarja.com” mësoi se ndaj Kserës prokuroria ka një hetim të dytë,që bën fjalë për abuzimet me miratimin e vizave amerikane për “zyrtarët” e ministrisë që dikur drejtohej nga Ksera.
Sipas organit të akuzës ministria ka manipuluar me “Photoshop” foton e një aktiviteti të zhvilluar nga PNUD në Shqipëri.
Ksera miratoi vizat për tre shtetas sikur ishin të ministrisë
Burimet pranë prokurorisë thanë se Spiro Ksera, në periudhën kur tre shtetas nga Elbasani, dy femra dhe një burrë janë larguar në Amerikë,duke u maskuar si punonjës të Ministrisë së Punës, ka drejtuar këtë dikaster si dhe ka firmosur për marrjen në punë të tre individëve, të cilët disa kohë më parë janë kapur në SHBA, me dokumenta të parregullta.
Për këtë çështje ka qënë nën hetim dhe ish-sekretari i Përgjithshëm i kësaj ministrie, Kleves Bitro, i cili tashmë është dënuar për këtë krim.Ndërkohë hetimet janë ende të hapura për ish-ministrin Ksera dhe disa persona të tjerë.Këto hetime kanë nisur pas kallëzimit të bërë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe Ambasada Amerikane. Banorët: Themelko është arrestuar padrejtësisht