TIRANË - "Do doja të isha para një trupi gjykues serb ku të tregoja krenarinë shqiptare". Kështu është shprehur nga kafazi i hekurt Ismail Morina, i njohur për të gjithë tifozët si “Ballisti” personi që ngriti dronin në stadiumin e Beogradit një vit më parë. Morina, i vënë në pranga dy ditë më parë në Tiranë me dy armë pa leje, tha se kërkon mirëkuptimin e gjykatës për ta lënë të lirë, por gjyqtari Julian Haxhiu vendosi ta vlerësojë të ligjshëm arrestimin e tij dhe dha masën e "arrestit me burg".
Morina kërkoi nga gjykata një mundësi për tu rikthyer në liri pasi do të kujdesej për familjen e tij dhe dy fëmijët duke sqaruar se ai nuk kërkon mëshirë.
“Jam i keqardhur për situatën e krijuar, mbaj përgjegjësitë e mia. Do të doja të isha para një trupi gjykues serb ku të tregoja krenarinë shqiptare. Fatkeqësisht jam para një gjykate shqiptare, ku të mbroj veten. Nuk kërkoj mëshirë, jam këtu për të kërkuar mirëkuptim. Kam një familje që i mungoj e më mungon prej një viti. Në rast të një vendimi negativ nga ju si gjykatë nuk ka për të fituar askush. Në rast se më lironi do të nderoj deri në fund edhe dy fëmijët e mi do ju falenderojnë një ditë’, tha Morina.
Në sallën e gjyqit kanë qenë edhe familjarët e Morinës, të cilët sapo ka hyrë në sallën e gjyqit Ballisti i ka përshëndetur me shqiponjën dykrenare të formuar me duar.
Një ditë më parë avokati i Morinës tha për Report TV se i riu nga Kukësi kish kërkuar një televizor për të para përballjen Shqipëri-Serbi e cila u luajt të enjten në mbrëmje në “Elbasan Arena”. Kjo kërkesë e tij është plotësuar dhe Ballisti ka mundur të shohë kuqezinjtë nga dhoma e izolimit në Drejtorinë e Policisë së Tiranës ku ndodhej i arrestuar. Bileta e marrë për të parë në stadium derbin e Ballkanit, i shkoi dëm “djalit të dronit”.

Më herët prokurori tha se policia mori informacion në rrugë operative që në automjetin Land Rover të Ismail Morinës lëviznin persona të armatosur dhe kërkoi që ndaj tij të vlerësohej i ligjshëm arresti në flagrancë pasi u kap me dy armë.
Prokurori kërkoi vendosjen e masës së sigurisë të “arrestit me burg”, por avokati Ardian Visha tha se gjykata dhe prokuroria duhet ta trajtojë të veçantë Morinën. Visha kërkoi që ndaj tij Gjykata të vendoste minimalisht “arrest shtëpie”.

Morina u arrestua dy netë më parë në shoqërinë e Denis Ballës, Erjon Bahushit e Marin Rexhës ndërsa policia sekuestruoi në automjetin Land Rover, 2 pistoleta (një Zastava dhe një TT), 36 fishekë, një gëzhojë pistolete si dhe 30 bileta të grupitmit të “Tifozëve kuq e zi”. Tre te rinjte u lane ne masen e sigurise "detyrim paraqitje".
Sipas prokurorise, Marin Rexha dhe Erjon Bahushi, pjesëtarë të grupimit “Tifozët Kuq e Zi” e kishin takuar Morinën ndërsa ky i fundit ndodhej brenda makinës së tij të parkuar pranë tregut elektrik në Tiranë. Ndërsa Denis Balla është afruar pranë tyre kur ka parë dy të njohurit e tij me Morinën. Marin Rexha dhe Erjon Bahushi thanë se kishin dijeni se Ismail Morina posedonte armë zjarri në mënyrë të paligjshme. Ndërsa Denis Balla, sipas organit të akuzës shpjegon se nuk është anëtar i grupit Tifozat “Kuq e ZI”. dhe se nuk kishte dijeni se Morina mbante armë. Balla ka thënë para hetuesve se e njeh Ismail Morinën nga mediat dhe është fans personal i tij për shkak të veprimit që ka kryer në ndeshjen Shqipëri-Serbi.
Morina ka deklaruar më herët para hetuesve se armët i mbante për vetëmbrojtje. Ai ka thënë se armën TT e kishte gjetur në fshatin e tij në Kukës, ndërsa pistoletën ja kishte dhënë një shtetas kosovar.
Morina rrezikon nga 7 vjet deri në 15 vjet burg
Ismail Morina më 14 tetor të një viti më parë në ndëshjen Serbi-Shqipëri në Beograd mori përsipër autorësinë e ngritjes së dronit me banderolën Autochtonus.
Redaksia Online
(Gre.M/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO
nuk kërkoj mëshirë, por më lironi">