TIRANE - Gjykata e Krimeve të Rënda ka lënë në burg Tomor Zeqon, i cili dhunoi dhe helmoi me fotoksinë bashkëshorten e tij Mimoza Zeqon, 42 vjeç dy ditë më parë. Vendimi është marrë sot, lidhur me krimin që bashkëshorti i 42 vjeçares, kreu ndaj saj në Urën Vajgurore të Beratit, krim i cili ishte kryer për motive xhelozie.

Krimi ndodhi në banesën e çiftit të martën e 5 gushtit, ku Tomor Zeqo, pasi e ka goditur me thikë pas koke bashkësohrten, e ka lidhur me ngjitës këmbë e duar dhe më pas e ka torturuar gjatë gjithë natës. Jo vetëm kaq por mësohet se për ta çuar deri në fund krimin e tij, Tomorr Zeqo i ka dhënë të pijë bashkëshortes së tij, Mimoza Zeqo edhe një gotë verë më helm.

Ndërkohë 42-vjeçarja gjeti vdekjen në spitalin e Beratit ku ishte dërguar nga fqinjët e saj, të cilët kishin ndërhyrë pasi kishin mësuar për atë që po ndodhte në familjen Zeqo. Zeqo, ishte liruar nga burgu prej pak kohësh.

Ndërkaq familjarët e viktimës deklaruan se, Tomori ishte shumë xheloz, dhe sidomos pasi kishte dalë nga burgu kishte shfaqur shenjat të shumta xhelozie. Vetë montra e viktimës, Rudina Xhafa tha se kishte qenë bashkëshorti që e kishte dhunuar dhe më pas e kishte detyruar të pinte fotoksinën.  

"Mimoza më tha se burri i kishte vendosur një dru në gojë dhe më pas i kishte dhënë gotën e verës me fostoksinë” u shpreh motra e Mimoza Zeqos, Rudina Xhafa.

Çifti që ishte i martuar prej vitesh kishin dhe dy fëmijë, të cilët kanë qenë në banesë kur ka ndodhur edhe krimi i rëndë. 

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)