Gjykata e Fierit ka dhënë masën “arrest me burg” për 25-vjeçarin Aldo Ymeraj, i cili akuzohet për krime kibernetike të kryer në dëm të shtetasve amerikanë në Shtetet e Bashkuara. Gjyka e shkallës së parë në fier e ka vlerësuar të ligjshëm arrestimin e të riut, ndërsa për të është dhënë masa, arrest me burg 60 ditor me qëllim ekstradimi drejt shteteve të bashkuara të Amerikës.

Hacker-i Aldo Ymeraj njihej me nofkën “kubanezi” dhe masa e arrestit për të është dhënë me qëllim ekstradimin e tij drej Shteteve të Bashkuara. Grupi "Infraud" në të cilin bënte pjesë Ymeraj ishte themeluar nga një ukrainas e një rus prej rreth 7 vitesh. Sipas dosjes së FBI-së i riu në periudhën 2016-2017, Ymeraj kishte arritur nëpërmjet pajisjes “Skimmer”të klononte në Shqipëri rreth 1000 karta, llogari bankare si edhe transaksione on line, ndërsa në total ky grup ka klonuar rreth4, 3 milion karta.

Gjithashtu shuma që kanë arritur të përfitojnë në këtë mënyrë të kundraligjshme, sipas denoncimeve të qytetarëve dhe biznesmenëve është rreth 675 mijë dollarë. Veprimtaria kriminale e hakerave vijonte duke bërë transferime të mallrave dhe llogarive bankare tek anëtarët e tjerë të grupit, duke i shitur on line me çmim disa herë më të lire se sa vlera reale e tyre në treg.

Ymeraj ka pasur si bashkëpunëtor edhe 3 persona nga Kosova e dy të tjerë nga Bullgaria. 25-vjeçari u prangos teksa po pinte kafe në një lokal në Tiranë për llogari të një flete arresti të lëshuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që drejtuan në të njëjtën kohë një operacion disa shtete për të goditur hakeruesit që besohet se kryenin krime kompjuterike që prej 2010 . Grupi ku Aldo Ymeraj ishte pjesë ka mundur të vjedhë 530 milionë dollarë, që përvetësoheshin përmes shitjes së të dhënave të vjedhura të kartave të kreditit.aldo ymeri ne gjykate

Aldo Ymeraj sot duke dalë në Gjykatë

hakeri ymeraj

(Kërkesa e Prokurorisë dhe vendimi i Gjykatës për masën e arrestit të Ymerajt)

aldo hakeri
Hakeri Aldo Ymeraj

s.k/Shqiptarja.com