DURRES - Gjykata e Durrësit vendosi sot masën e sigurisë burg pa afat për Asllan Patriotin, koordinatori i grevës së ish-të përndjekurve politikë në tetor të vitit 20112, i akuzuar për veprën penale të mashtrimit dhe falsifikimit të dokumentave.
Në seancën gjyqësore të zhvilluar ditën e sotme në orën 10:00, në ngarkim të Patriotit, gjyqtarja Shpëtime Pitaku vendosi masën e sigurisë arrest me burg pa afat ndaj tij. Asllan Patrioti u arrestua më 29 maj të këtij viti, me akuzën se mashtronte qytetarët se do t’i dërgonte jashtë shtetit kundrejt shumave 2-5 mijë euro. Ai u premtonte qytetarëve se do t’i përfshinte në skemën e të pastrehëve duke u siguruar atyre dërgimin drejt SHBA-së dhe Kanadasë.
Arrestimi i tij erdhi pas denoncimeve të bëra në polici nga qytetarët. Kjo nuk është hera e parë që që ish-koordinatori i grevës së 2012 të të përndjekurve politikë akuzohet për mashtrim. Më 17 tetor 2012, tre ditë pas përfundimit të grevës së ish-të përndjekurve, policia arrestoi Patriotin pas sipas policisë Patrioti i kishte marrë një shumë parash një shtetasti italian, Massimiliano Niccolini, me pretendimin se i kishte gjetur makinën e tij të vjedhur.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Ish-i përndjekuri që drejtoi grevën në 2012, arrestohet për mashtrim