TIRANE - Katër autorët që trafikuan në Greqi dhe më pas detyruan të punonte si prostitutë një vjazë të re, janë mbyllur në qeli nga gjykata e Krimeve të Rënda. Bëhet fjalë për shtetasit Rrahman Sufa, Anduel Kodra, Amaris Kodra dhe Endri Rustemi të cilët kanë krijuar kushtet që e dëmtuara me inicialet A.F, e cila fillimisht ka menduar se me të pandehurin Sufa kishte një lidhje të sigurt intime, të punonte si prostitutë në një lokal në një ishull të Greqisë.

Vajza sapo ka shkuar në ishull është “punësuar” pranë një lokali ate, ku shoqëronte klientët gjatë pijes dhe më pas kryente marrëdhënie seksuale me ta, kundrejt një pagese prej 50 eurosh. Dërgimi i saj në Greqi është bërë nga i dashuri i saj, shtetasi Rrahman Sufa, i cili i ka pohuar se do bashkohej bashkë me të pas një muaji. Mirëpo, një muaj ka kaluar dhe Sufa e ka telefonuarduke i pohuar se teksa po vinte në Greqi e kishte kapur policia dhe e kishte kthyer në Shqipëri.Pas kthimit në Tiranë Rrahmani pasi e ka pritur ka fi lluar ti bëj presion duke i thënë se ajo nukishte treguar korrekte në ndarjen e parave që kishte fi tuar në Greqi .

operacioni diva
Ai i ka rrëfyer “të dashurës” së tij se duhet të punonte dhe ca kohë sa të bënte lekët e biletës dhe të vinte në Shqipëri. Një gjë e tillë ka ndodhur, por Sufa ka mbyllur vajzën në banesën e tezez së tij në zonën e Kombinatit, duke i kërkuar të punonte si prostitutë, pasi i kishte 2 mijë euro borxh Sufas, kjopër shkak të udhëtimit në Greqi. E dëmtuara nuk ka pranuar dhe më pas është keqtrajtuar, ndërkohë pas disa ditësh ajo ka tentuar të vrasë veten duke pirë aceton, duke u helmuar, por fatmirësisht nuk ka mundur.

Në Greqi e priste një kushëri i Rrahmanit i quajtur Ersid Ferati, i cili do të siguronte dhe punën. Kështu ndodhi dhe pasi u organizuan ata janë nisur me automjetin e një shokut të Rrahmanit, ku drejtues i mjetit ishte shoku i Rrahmanit të cilit i thërrasin “Piku”, pasagjer në vendin e parë Anduel Kodra dhe mbrapa Rrahmani me Albanën. Kanë mbërritur në Korçë dhe atje Andueli ka takuar një person memakinë të zezë dhe kanë rënë dakord në pazar për 150 euro që ta kalonte Albanën në anën Greke nënjë fshat të Greqisë. Në Kapshticë, Albana ka hipur në makinën e këtij personit që njihte Andueli dhejanë nisur për Greqi, ndërkohë që Rrahmani i ka thënë do vij pas një jave në Greqi. Albana ka mbërritur në një fshat të Greqisë.

*Shkrimi u botua ne gazeten Shqiptarja.com (print) data 6 gusht 2015

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)