TIRANË - Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën e sigurisë të arrestit me burg për 29-vjeçaren Amarilda Leka, e cila i merrte lekë familjarëve të të burgosurve me premtimin se do të ndikonte tek gjyqtarë e prokurorë për lirinë e tyre.
 
Leka akuzohet për ushtrim të ndikimit të paligjshëm dhe mashtrim.

29-vjeçarja u arrestua dy ditë më parë pasi i mori 25 mijë e 500 euro me vëllait të një të arrestuari me premtimin se do të ndikonte tek një gjyqtar për të liruar nga burgu Xhorxh Gjoka të kapur me drogë. Këto para sipas prokurorisë, ajo i shpenzonte për jetë luksi pasi asgjë nuk ndryshonte nga vendimi i gjyqtarëve.

Ishin hetimet dy mujore të Prokurorisë së Krimeve të Rënda që çuan në prangosjen e Lekës. Sipas organit të akuzës Leka nuk ka folur me asnjë gjyqtar por ka marrë eurot dhe ka humbur kontaktet.

Por si u zbulua ish-sekretarja mashtruese?
Leka denoncoi në polici me akuzën e “kanosjes” të afërmit e Xhorxh Gjokës, fill pas kësaj palët janë thirrur në komisariat dhe aty Zef Gjoka, vëllai të Xhorxhit që ndodhej në paraburgim, ka treguar të gjithë planin që solli dhe prangosjen e Amarilda Lekës.  

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)