Ambasada Amerikane ka komentuar këtë të martë dënimet e grupeve kriminale në vend.
Në rrjetet sociale si "Facebook" e "Twitter", Ambasada Amerikane shkruan se pas dënimit të Emiljano Shullazit dhe grupit të tij si dhe argumenteve të Gjykatës së Apelit të Tiranës për masën e sigurisë së Ervis Martinajt, ajo është tashmë në pritje të një hetimi të plotë ndaj këtij të fundit.
Ajo ka risjellë në vëmendje edhe hetimin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, duke thënë se “presim që sundimi i ligjit të zbatohet”.
Ambasada shkruan në përfundim se gjendet në pritje të një përparimi të vazhdueshëm në fushën e sundimit të ligjit në Shqipëri.
![](https://shqiptarja.com/uploads/ckeditor/5bf42d349b061ambasada e shba1.jpg)
Reagimi i Ambasadës Amerikane
Ervis Martinaj, i akuzuar për vrasjen e Fabian Gaxhas dhe plagosjes së dy të tjerëve në Bllok, u dënua me 19 nëntor me burg pa afat. Për të, Prokuroria kishte kërkuar një masë sigurie prej 30 ditësh në burg, por Gjykata e Apelit të Tiranës me në krye Hysni Demirajn vendosi që ta rrëzonte këtë masë. Ka qenë pikërisht masa e ndërmarrë ndaj tij që ka sjellë edhe reagimin e sotëm të Ambasadës Amerikane.
Sa i takon hetimeve të ndërmarra ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, kujtojmë se Prokuroria e Krimeve të Rënda vendosi që të zgjasë me tre muaj hetimet karshi tij, me argumentin se priten përgjigje nga letërporositë e Italisë dhe Malit të Zi. Hetimi ndaj ish-Ministrit të Brendshëm që mban numrin 313 ka nisur në 2017, ndërsa pas zgjatjes me dy herë, katër prokurorë kanë kërkuar kohë deri më 17 Janar 2019 për të marrë një vendim mbi këtë dosje. Tahiri është person në hetim si i dyshuar për veprën penale të korrupsionit pasiv dhe shpërdorimit të detyrës, ku me veprimet e mosveprimet e tij akuzohet se ka favorizuar grupin kriminal Habilaj.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Shkurt, 08:36
Çfarë vlerësimi keni për punën e e SPAK-ut deri më sot?
-
Pozitiv
39.5%
-
Negativ
49.1%
-
Jam i/e dyzuar
11.4%
Vota total: 11321
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Siguria në vend, ekspert i Kriminalistikës në Report Tv: Ekziston, në Shkodër RENEA duhet të ishte stacionare! Policia e ka përgjigjen për zhdukjen e Ervis Martinajt
5 Shkurt, 14:48
-
Operacioni ‘Revanshi’ goditi 7 grupe kriminale, SPAK mbyll hetimet për 20 të pandehur, u komunikon akuzat! Mes tyre ‘ushtarët’ e Martinajt dhe Shullazit
31 Janar, 12:42
-
Ngrirja e fondeve të huaja, Trump tërhiqet vetëm për programet e ndihmës humanitare globale! Ambasada e SHBA njofton vendimin e Sekretarit Marco Rubio
30 Janar, 10:02
-
Pas urdhrit të Trump, Ambasada e SHBA njofton ngrirjen e fondeve për institucionet shqiptare, mes tyre dhe SPAK (LISTA)
29 Janar, 16:57
-
SPAK kërkon sekuestrimin e pronave të Ervis Martinajt, Beqiri: Nëse s'do fshihej pas tezes së tij Liri Berisha, s’do kishte bërë këto që ka bërë! Me lidhje politike
28 Janar, 20:02
-
SPAK kërkon konfiskimin e 35 pasurive të Ervis Martinajt e familjarëve, kazino, llogari bankare e prona! ‘Bosi’ i lojërave të fatit i zhdukur prej gushtit 2022 (LISTA)
28 Janar, 11:57
-
Atentatet në Janar, gazetarja: Makina për vrasjen e Kristian Markut sllovene, 2 kosovarë ia kishin shitur Erald Cenajt! Vështirë të gjenden prova për zhdukjen e Ervis Martinajt
27 Janar, 19:29
-
'Plumbi i artë'/ Ndihmoi në planin për vrasjen e Indrit Dokles, SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Elvin Merlikës
23 Janar, 10:13
-
U arrestua në Britani për ekstradim, Edison Muceku akuzohet si 'ushtari' i Tor Xhecukës! Lidhjet me Ervis Martinajn dhe krimi i 2020 në Bulqisë
12 Janar, 09:00
-
Zyrtari i lartë amerikan viziton Tiranën, Kosovën e Serbinë më 7-11 Janar! DASH: Do diskutohet përparimi i Shqipërisë dhe aftësitë mbrojtëse
7 Janar, 19:35
-
Viti i Ri/ E dërguara me punë e SHBA uron në shqip: Vijojmë bashkëpunimin! Krenarë për çfarë bëmë bashkë në 2024
31 Dhjetor 2024, 11:28
-
Bilanci i punës së drejtësisë në 2024! Eksperti i Sigurisë Për Report Tv: Goditja më e madhe, grupi i Suel Çelës! Xhani: Duhen hetuar lidhjet e krimit me politikën
30 Dhjetor 2024, 19:30
Ju lutem merrni pjese dhe ne seancat kundra Martinajt dhe Tahirit qe mos te kete gjykates te bej numra. Ky vend po vuan per drejtesi.
PërgjigjuEh mor njëshat e botës që jeni qepur qelbësirave të vëndit tim. Ju falenderojm.
PërgjigjuPA MËSHIRË NDAJ KRIMINELËVE