TIRANE - Merr fund saga "Shullazi" në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Pas dy vitesh dhe rreth 50 seancash, kjo gjykatë ka dhënë sot vendimet për 5 anëtarët e grupit kriminal. Trupa gjykuese drejtuar nga gjyqtari Fran Prendi dënoi me 14 vite burg "kokën" e bandës Emiljano Shullazi për akuzat e gjobëvënies dhe krijim të grupit të strukturuar kriminal, ndërsa u shpall i pafajshëm për akuzën e presionit dhe kanosjes ndaj dy rektorëve Mynyr Koni e Dhori Kule dhe atë të shkatërrimit të pronës, për vendosje tritoli biznesmenit Jani Zaka në Tiranë dhe Adriatik Kuçuku në Lushnje.
Për katër anëtarët e tjerë të grupit, Gjykata ka dhënë 12 vite burg për Gilmando Danin, Indrit Qyqja 10 vite, Indrit Zela 10 vite dhe Blerim Shullazi 9 vite burg. Në vendimin e Gjykatës theksohet se askush nga të dënuarit nuk do të përfitojë liri me kusht.
Në total, Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë 55 vite burg për anëtarët e bandës, ndërsa prokuroria kërkoi 64 vite për 5 të pandehurit, më konkretisht për Emiljano Shullazin 17 vite burg. 9 vite më pak ka dhënë gjykata në raport me pretencën e prokurorisë në 2 tetor të këtij viti. Të pandehurit nuk ishin të pranishëm në gjyq, ndërsa përfaqësoheshin nga avokatët mbrojtës.
Leximi i vendimit nga gjyqtari i Krimeve të Rënda, Fran Prendi u ndoq nga përfaqësues të Ambasadës së SHBA në Tiranë të cilët ndodheshin të pranishëm në seancë. Prokurorë të çështjes ishin Besnik Muçi, Anton Martini, Gent Osmani dhe Donika Prela, ndërsa në seancë morën pjesë vetëm Osmani dhe Martini.
Shullazi akuzohej për tetë vepra penale që nga gjobëvënia ndaj dëshmitarit të drejtësisë Ylvi Beqja, gjobëvënia ndaj Jani Zekës, ndaj biznesmenit Kërçuku, dy episode kanosje për shkak të detyrës ndaj profesorëve Dhori Kule dhe Mynyr Koni, shkatërrim prone me eksploziv dhe drejtim i grupit.
Dënimet e dhëna nga Gjykata për grupin "Shullazi":
Emiljano Shullazi - 14 vite burg
Gilmando Dani - 12 vite burg
Endrit Qyja - 10 vite burg
Endri Zela - 10 vite burg
Blerim Shullazi - 9 vite burg
Pas vendimeve të dhëna nga Gjykata e Krimeve të Rënda, avokati mbrojtës i Shullazit, Vladimir Meçe paralajmëroi ankimim në Gjykatën e Apelit të Krimeve të Rënda. Emiljano Shullazi së bashku me 4 të pandehurit u prangosën në Prill të vitit 2016 ndërsa më 13 Prill 2017 prokuroria e krimeve kërkoi dënimin e tyre me akuzat e "Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie", kryer në bashkëpunim, "Kanosje për shkak të detyrës" në bashkëpunim, "Grupi i strukturuar kriminal".
Shullazi u shoqërua nga policia e Tiranës pas një denoncimi të ish-kryeministrit Sali Berisha se kishte kanosur kandidatin për rektor, Mynyr Koni që të tërhiqej nga gara. Ndërkohë ndaj tij ishte depozituar një tjetër padi, ajo e shqiptaro-amerikanit Jani Zaka, për gjobëvënie. Prej atij momenti, Emiljano Shullazi u mbajt në arrest, ndërsa në pranga ranë edhe katër anëtarë të tjerë të bandës së tij.
Në këtë proces që zgjati thuajse plot 20 muaj nuk munguan as përplasjet që solli lëvizja e prokurorëve. Si fillim ky proces u drejtua nga ish-kreu i Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj, për t'iu besuar më pas Eneid Nakuçit dhe Elisabeta Imerajt. Por Imeraj u tërhoq pasi u komandua drejtuese e Prokurorisë në Tiranë dhe Eneid Nakuçi prej më shumë se 2 muaj u shkëput me argumentin se ishte sëmurë.
Zëvendësimi i Nakuçit e Imerajt solli dhe përplasjen mes prokurorëve duke krijuar një grup prej 10 rebelësh, deri sa kjo dosje u mor nga Donika Prela, drejtuese e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Genti Osmani, Anton Martini dhe Besnik Muçi.
Pak minuta pasi Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi me 55 vite burg grupin e Emiljano Shullazit, avokati i Shullazit, Vladimir Meçe, ka dhënë një prononcim të shkurtër për mediat. I pyetur nga gazetarët, avokati Vladimir Meçe ka thënë se gjykata ka vepruar nën presionin e politikës por se ky vendim do të apelohet.
Prononcimi i plotë:
Vladimir Meçe: Pati dhe akuza nga gjykata, duhet të binin poshtë këto akuza.
Gazetarët: Nuk dëgjuam asnjë koment për Hotel ish-Vollgën në Durrës?
Vladimir Meçe: Fatkeqësia e kësaj gjykate është se nuk i shpëton dot presionit dhe në fushën që këta operojnë, nuk janë në gjendje të bëjnë dallimin mes të drejtës civile, penale…
Gazetarët: Ju thoni se gjykata veproi nën presion, por ishte gjykata që e shpalli të pafajshëm për kanosjen e dy profesorëve?
Vladimir Meçe: Akuzat ishin të stisura, ju mendoni kështu ne mendojmë ndryshe. Vendimin e Krimeve të Rënda do t’a apelojmë.
Ngadal mor trim i rruges durrsit ngadal. Rri urt aty ku je se kan për ta thy k.rin si çunavet te rrugës kavajës. Rri urt. Si ba dot krismat ti. So loj për ty. Dukesh qe ne shkrim.
Përgjigjuju o plera qe folni lart e posht gerr gerr shkoni e thujani ne sy kerkoni takim o k,,, va, po lejeni rehat e shifni hallet e juja
PërgjigjuKriminelat te denohen. Me vjen keq per ata viktima qe nuk kane pasur mundesi te mbrohen nga kta thithelopa, miza kali. Skane rrene ne donje hunde lesh. Shpetuan me burg dhe le ta bejne ne maksimum. Kjo eshte loja qe luajten. Bravo shtetit.
Mbolle er, korre fortun. Së shpejti do dëgjojm dhe vrasjet e kryera nga kjo band. Memecit që u dënua përjetë i ka ardhur goja.
PërgjigjuPse o gjykata nuk jepni denimin qe kerkon prokuroria?? Me c’te drejt ulni vite kot ? Apo ju dhimsen?
PërgjigjuVladimir Mece ktheji parate qe i ke marre Milit se do te gjeje belaja hahahaha Me amerikanet ne salle nuk ka gjyqtar qe guxon te bej numra.
PërgjigjuMilo do hash me burg perjet. E hongre dysh. Duhet ta kishe heq nga qarkullimi edhe Denis Shtrazën. Do vish prap te 313. Futi i çarçaf nqaf te burgu, të bi mo mir.
o milo ishalla del sa me shpejt po keq e ke punen ta futi partia jote qe e nimove aq shum. nfakt po ja fut tgjithve partia jo vetem ty
PërgjigjuBravo, Rama po ben shtet! Heil Rama!
Përgjigju