Burg për protestuesin me maskë dhe dy të tjerë, Bardhi: Edi Ramës do i kthehet dhuna mbrapsht

Është dhënë sot masa e arrestit për të arrestuarit pas protestës së 13 prillit të organizuar nga opozita ku u shënuan disa akte dhune. Gazetari i Report Tv Elis Memelli raporton se janë lënë në burg tre prej tyre ndërsa dy të tjerë nën masën e sigurisë, arrest shtëpie.

Mësohet se në burg janë lënë Edmond Bushi, Daniel Gjata dhe Armando Gjecaj personi me maske, i cili u pikas nga kamerat në disa nga momentet e dhunës që u shënuan si para kryeministrisë, ashtu edhe para Parlamentit. Ndërkohë masa 'arrest shtëpie' është caktuar ndaj Gëzim Almetës dhe Shemshi Koloshit. Pjesa tjetër e të shoqëruarve janë liruar.

Jashtë dyrve të Gjykatës, ka folur edhe sekretari i përgjithsëhm i PD, Gazment Bardhi i cili i konsideroi personat që u lanë në burg, si të burgosur politik.

"Ata janë thjesht të burgosur politik për shkak se mbështesin PD. Edi Rama është duke vendosur një tjetër damë Shqipërisë, atë të burgosjes politike. Të jetë i sigurt se sa më shumë të burgosur politikë të ketë atje brenda aq më shumë protestues do të kemi në protestat e radhës. Dhuna do t'i kthehet mbrapsht. Janë mbi 200 qytetarë që shoqërohen në çdo protestë. Koha e qeverisë ilegjitime të Edi Ramës ka mbaruar", tha Bardhi.

Pas protestës së 13 prillit, policia arrestoi 37 protestues, për shkak të incidenteve që u shënuan gjatë tubimit të opozitës, ku ndër të tjera iu vu flaka edhe një automjeti dhe u ça për disa herë kordoni i policisë.

Mbi të arrestuarit rëndojnë katër akuza: "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës” “Prishja e qetësisë publike” “ Shkatërrimit të pronës me zjarr” dhe " Shkelja e rregullave mbi lëndet plasëse, djegëse dhe radioaktive”.

Personat që u arrestuan ishin:

1.   Fjordi Rustem Çocka, i datelindjes 29.07.1982 banues ne Korçe.

2.   Mirandi Fatmir Çocka i datelindjes 31.07.1984 , banues ne Korçe

3.   Armandi Shpetim Kreka, i datelindjes 17.09.1999 , banues ne Korçe

4.   Oltian Tufik Ramesaliu, i datelindjes 20.03.1991, banues ne Burrel.

5.   Nikolin Niko Bezati, i datelindjes 18.07.1996 , banues ne Korçe.

6.   Adriatik Maliq Bezati, i datelindjes 31.01.1987 ,banues ne Korçe.

7.   Erjon Shkelqim Debrova, i datelindjes 08.07.1995 , banues ne Elbasan.

8.   Demokrat Gjergj Mema, i datelindjes 19.03.1995 , banues ne Elbasan.

9.   Ilion Kastriot Dedja, i datelindjes 13.01.1993 , banues ne Elbasan.

10. Algert Xhavit Xhekaliu, i datyelindjes 13.10.1988 , banues ne  Burrel.

11. Fran Gjok Gjoka , i datelindjes 03.03.1985 , banues Shkoze, Tirane.

12. Gezim Maliq Almeta i datelindjes 10.02.1990 , banues ne Tirane.

13. Alfed Agron Gusha i datelindjes 26.01.1968 , banues ne Librazhd.

14. Feim Xhevdet Bogdani , i datelindjes 19.08.1971 ,ne banues ne Librazhd.

15. Shemsi Sherif Kaloshi dtl.05.05.1996 lindur ne Kukes dhe banues Bathore Kamez.

16. Aleksandro Lulezim Zhupa dtl. 03.02.1997 lindur ne Delvine dhe banues Tirane.

17. Bledar Gezim Dulo dtl.21.07.1982 lindur Korçe dhe banues Tirane

18. Renco Arbion Dapi dtl.16.03.2000 lindur dhe banues ne Tirane.

19. Admiral Xhevahir Rama, i datelindjes 09.11.2000, banues Tirane.

20. David Martin Rakaj, i datelindjes 30.01.1981, banues në Shkoder.

21. Tahir Alush Kaja, i datelindjes 20.05.1999, banues në Kavaje.

22. Halit Reshit Roçi, i datelindjes 15.03.1997 , banues ne Kavaje.

23. Orisard Sabah Sinaj, i datelindjes 28.08.2000 , banues ne Domje, Tirane

24. Mustafa Bardhyl Petja, i datelindjes 20.01.1999 , banues ne Kavaje.

25. Dario Florenc Mankollari , i datelindjes 20.04.2000 banues ne Laprake , Tirane.

26. Aredi Rakip Skora , i datelindjes 12.09.1995 , banues ne Tirane.

27. Armando Kujtim Gecaj, i datelindjes 18.04.1993 , banues ne Tropoje.

28. Erlind Hekuran Nela, i datelindjes 29.08.1996, banues ne Lushnje.

29. Dainel Ilir Gjata , i datelindjes 05.07.1994 , banues ne Lushnje

30. Klajdi Mesit Sula, i datelindjes 11.01.1998 , banues ne Berat.

31. Muhamed Luljeta Bisha , i datelindjes 29.07.1999, banues ne Berat.

32. Edmond Lik Bushi , i datelindjes 29.07.1992 , banues ne Tirane.

33. Abdyl Shaqir Palushi, i datelindjes 22.03.1958 , banues ne Tirane.

34. Hans Alban Tahiri i datelindjes 01.03.2002 , banues ne Tirane

35. Eris Enver Agalliu , i datelindjes 29.08.2000 ,banues ne Cërrik

36. Luzian Luan Zylyftari dt.02.09.1990 me banim  ne Skrapar.

37. Renato Kujtim Bejkollari dt.26.01.1988 banues ne Tirane.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Adriatik: 18/04/2019 00:26

    Po keta kane mbaruar me gjithe kuptimin e fjales.Mjere ata qe u shkojne pas per nje arsye apo tjeter.Degradim maksimal nuk meritojne asnje minute nga koha e gjithesecilit per te menduar per ta kane mbaruar si force politike, si alternative, bashke me sahanlepiresit profesioniste i bene gropen vetes.

    Përgjigju
  • Populli: 16/04/2019 18:12

    Ca behet keshtu me keta palo gjyqetare Aman keta duhen arrestuar turp .Keta gjyqetare po I kunder vihen me qellim policise

    Përgjigju
  • Erik: 16/04/2019 15:13

    Ata nuk jane te burgosur politike, por huligane. Nuk jane shoqeruar dhe burgosur pse ishin ne proteste, por sepse kane bere akte dhune ne proteste. Ne fakt duhet te ishe edhe ti ne burg qe ben thirrje per protesta te dhunshme, por avash avash do ju ngushtohet laku.

    Përgjigju
    • Dada: 16/04/2019 19:20

      Po ato nena e femij qe qajne per 21 janarin qe i vrate o gay per Bardhin e kam

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë