Burg për Babalen, Salianji: Prokurorinë e urdhëroi Rama, hetimin e bëri Fatmir Xhafaj

"Prokuroria zbatoi urdhrin kriminal të Edi Ramës". Kështu u shpreh deputeti i PD, Ervin Salianji duke iu referuar kërkesës së prokurorisë e cila kërkoi sot arrest me burg për Albert Veliun, i njohur ndryshe si "Babalja" për kallëzim të rremë, në rastin e denoncimit të videopërgjimit të pretenduar të Agron Xhafajt. 

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Salianji tha se Rama e shpalli vëllain e ministrit të Brendshëm të pafajshëm që ditën e parë të denoncimit të skandalit. Sipas tij, hetimi për dosjen u kryesua nga ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj i cili sipas tij kërkoi hetimin e çështjes vetëm pasi Agron Xhafaj u largua bga Shqipëria në drejtim të Italisë.  

Rama që ditën e parë tha se ishte e montuar, prokuroria kështu vendosi. Që ditën e parë Rama shpalli të pafajshëm Agron Xhafajn për akuzat për trafik droge dhe prokuroria kështu vendosi. Edi Rama arreston denoncuesit dhe jo kriminelët. Denoncimi i pafajshëm i vëllait të ministrit ka qenë qëllimi i Prokurorisë. Hetimi është drejtuar personalisht Fatmir Xhafaj, në kontrollin e të cilit janë si prokuroria e përgjithshme dhe prokurorja e krimeve të rënda.

Ervin Salianji deputet i PD

Deputeti demokrat, Ervin Salianji publikoi në maj të këtij viti audiopërgjimin e Albert Veliut. Ndaj tij prokuroria e Krimeve të Rënda nuk ka regjistruar asnjë procedim penal, ndërsa ka kërkuar arrestimin e Albert Veliut (Babales) dhe kunatit të tij Fredi Alizoti. 

Deklarata e plotë e Ervin Salianjit:

Askush nuk u habit sot nga kërkesa e prokurorisë që, nën urdhrat e regjisorit Edi Rama, zbatoi skenarin kriminal të urdhëruar prej tij 5 muaj më parë për të shpëtuar vëllanë e Ministrit të Brendshëm nga akuza për trafik droge.

• Që ditën e parë, Edi Rama foli për audio përgjim të sajuar. Dhe prokuroria kështu vendosi.

• Që ditën e parë, Edi Rama shpalli se në vend të Agron Xhafës ishte një aktor. Dhe prokuroria kështu vendosi.

• Që ditën e parë Edi Rama shpalli të pafajshëm Agron Xhafën nga akuza për trafik droge. Dhe prokuroria kështu vendosi.

Është e provuar se sa herë kapet në krim, Edi Rama arreston denoncuesit dhe jo kriminelët, duke përdorur çdo shantazh në favor të skenarit të tij kriminal.

Deklarimi i pafajshëm i vëllait të Ministrit të Brendshëm ka qenë qëllimi kryesor i hetimeve të prokurorisë, i paracaktuar që ditën e publikimit të skandalit nga Partia Demokratike.

Me urdhër të Edi Ramës, hetimi u drejtua personalisht nga vetë Fatmir Xhafaj, nën kontrollin e të cilit janë si prokurorja e përgjithshme, ashtu edhe kryeprokurorja e krimeve të rënda.

• Është fakt se Fatmir Xhafaj lejoi nisjen e hetimeve vetëm pasi siguroi largimin e të vëllait trafikant droge nga Shqipëria.

• Është fakt se Fatmir Xhafaj dhe Edi Rama nuk bënë kurrë publik rezultatin e një ekspertize private, që provonte, sipas tyre, se Agron Xhafaj nuk ishte përfshirë në trafik droge. 

• Është fakt se laboratori shtetëror i Ministrisë së Brendshme italiane, i shpallur nga vetë qeveria si më i specializuari në Europë për të tilla ekspertiza, refuzoi të bëhej pjesë e skenarit kriminal të qeverisë së Edi Ramës. Hetimi provoi se prokuroria, në vend që t’i shërbejë zbulimit të së vërtetës, mbron krimin e organizuar, të lidhur direkt me qeverinë.

Edi Rama mund të paguajë, shantazhojë, blejë prokurorë e dëshmitarë, mund të sajojë përkohësisht prova dhe të shpikë aktorë, por nuk do t’ia dalë të mbulojë të vërtetën e përfshirjes së Agron Xhafës në trafikun e drogës.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lili: 07/10/2018 18:29

    Nga njeher edhe kur lehin zagaret ka lezet ti nigjojsh, por ky typi edhe qafen e ka te shtremet sikur ata qe nxerrin aty per nje qapke buk pyka babale 1/2

    Përgjigju
  • Urimi: 06/10/2018 22:08

    Po mereni si te pandehur kete llapaqen bashk me Babalen per kallezim te rreme se vetem ashtu do i mbyllet goja ksaj goces

    Përgjigju
  • Sadiku: 06/10/2018 22:03

    Per mendimin tim ky duhet te shpjegoj ne prokurori gjithe rethanat e ceshtjes dhe jo te na bej der der neper studio

    Përgjigju
  • Flora: 06/10/2018 22:02

    Tani qe ju doli sheshit ai filmimi me kamer dore o Salianj do filloni te nxirrni 700 justifikime ishte e pritshme kjo situat nga ju.

    Përgjigju
  • Aferdita: 06/10/2018 22:02

    Prokuroria nuk eshte as e Rames e as e Qeveris o budalla po ti aq di. Ti kujton se je ne kohen e sales e ne kohen e gjyqtareve te plepave miku im.

    Përgjigju
  • Sifi: 06/10/2018 21:13

    Prit mashtrus, se ka hetime tjera, dhe kjo prokurori nuk eshte as e Rames dhe as e Xhafes, por e Republikes se Shqiperise. Loja e piset maroi dhe tani , doni mbrojtje politike . Drejtsi njef vetem prova dhe jo rrena

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë