Prostitucion në Itali, dibrani nën hetim për pastrim parash, i sekuestrohet 'Benz-i' 20 mijë €
Policia ka nisur hetimin pasuror për 24-vjeçarin Florjan Zeqja, i cili është dënuar në Itali me 6 vite burg për shfrytëzim prostitucioni. I riu u arrestua nga Policia e Dibrës më 25 prill të këtij viti, ndërsa i është sekuestruar makina 20-euroshe.
Makina e sekuestruar
Policia ka nisur hetimin pasuror për 24-vjeçarin Florjan Zeqja, i cili është dënuar në Itali me 6 vite burg për shfrytëzim prostitucioni. I riu u arrestua nga Policia e Dibrës më 25 prill të këtij viti, ndërsa i është sekuestruar dhe një automjet me një vlerë rreth 20 mijë euro.
Nga hetimet dyshohet që mjeti i tij tip ‘Mercedez Benz – CLS’ të ketë ardhur si rezultat i veprimtarive kriminale, ndërsa vijon hetimi për të gjitha pasuritë që ka 24-vjeçari ose që mund të ketë fshehur.
Njoftimi i policisë:
Ka nisur hetimi pasuror në ngarkim të shtetasit Florjan Zeqja i cili është kapur në datën 25.04.2018, nga Policia e Dibrës, për llogari të shtetit Italian. I sekuestrohet një automjet me një vlerë rreth 20.000 Euro.
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, në vijim të punës për identifikimin dhe sekuestrimin e pasurive të vendosura si rezultat i veprimtarive kriminale, ka nisur procedimi pasuror në ngarkim të shtetasit :
Florjan Zeqja, 24 vjeç, banues në Maqellarë-Dibër, i cili është kapur në datën 25.04.2018, nga forcat e Drejtorisë së Policisë Dibër, për llogari të shtetit Italian, i dënuar me 6 vjet burg, për veprën penale "Shfrytëzim prostitucioni".
Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve, ka sekuestruar automjetin tip “Mercedez Benz - CLS” me targa AA 010 TK, që kap vlerën rreth 20.000 Euro, në pronësi të shtetasit F.Zeqja, ku dyshohet se kjo pasuri ka ardhur si rezultat i veprimtarive kriminale, të kryera nga shtetasi i lartëpërmendur.
Vijon hetimi pasuror për të gjitha pasuritë që ka, ky shtetas ose që mund t'i ketë fshehur. Materialet proceduriale do t'i referohen Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprën penale “Pastrim produktesh të veprës penale”, parashikuar nga neni 287, I Kodit Penal.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
75.2%
-
Jo
21.2%
-
Nuk e di
3.6%
Vota total: 2678
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Hetimi pasuror i SPAK, Ajola Xoxa dhe Arbër Veliaj ankimojnë kontrollet e agjentëve të BKH-së
12 Dhjetor 2024, 14:22
-
Edhe Asllan Dogjani në SPAK, në hetim pasuror! Deputeti i PD-së: Po më hetojnë për apartamentin 100 metra katrorë në Tiranë
4 Nëntor 2024, 11:05
-
Apeli la në fuqi 1 vit burgim për Ervin Salianjin, PD bën padi në SPAK ndaj Fatmir Xhafajt! Kërkon hetim pasuror si subjekt i Ligjit Antimafia, firmos dhe deputeti
27 Shtator 2024, 13:11
-
Skandali te Onkologjiku, SPAK kërkon informacion nga bankat e Hipoteka për pasuritë e 7 të pandehurve! Të mërkurën njihen me masat në GJKKO
22 Korrik 2024, 10:48
-
Saimir Tahiri 2 orë e gjysmë në SPAK, ish-ministri i Brendshëm në hetim pasuror! Në sitë dhe transaksionet e gruas dhe kunatit (VIDEO)
24 Qershor 2024, 12:59
-
Nëna e Monika Kryemadhit merret për disa orë në pyetje nga SPAK: U pyeta për pronën! Kam ndihmuar vajzën! I sekuestrohet celulari
11 Prill 2024, 14:53
-
U premtuan martesë vajzave rumune, por i shfrytëzuan për prostituta në Shqipëri, arrestohet një person, një tjetër në kërkim
13 Shkurt 2021, 13:37
-
Shfrytëzoi 32-vjeçaren për prostitucion jashtë shtetit, në pranga i riu nga Berati
27 Tetor 2020, 13:20
-
Me pistoletë dhe rreth 180 mijë € para selisë së PS, nis hetimi pasuror për Gjutën, i sekuestrohet Audi A8 i blinduar
11 Shkurt 2020, 13:33
Paguan dhe20 tjera dhe del ky Kështu funksionon fatkeqësisht
PërgjigjuPo 24 vjeç, i paregjistruar kund ne shtet per pune dhe kontribute, pa prona te trasheguara, s'do shume mend e kalem qe nga aktivitet kriminal i ka bere keto pare. Konfiskim te gjithe pasurise per llumin qe merret me shitje femrash.
Përgjigju