Burg për Riformato, apel vendimit 
kërkon lirinë nga Gjykata e Lartë

TIRANE - Një muaj pas arrestimit dhe masës së sigurisë qëndrim në burg të vendosur nga Gjykata e Krimeve të Rënda për piltoin italian Giorgo Riformato, ky i fundit i është drejtuar Gjykatës së Lartë për të fituar lirinë me anë të rekursit.

Riformato u arrestua më 10 maj të këtij viti në plazhin e Divjakës teksa gjatë uljës me avionin e tij pësoi një defekt teknik duke u shkëputur njëra rrotë. E menjëherë pas uljes së avionit në plazh policia nisi një operacion ku zbulua 460 kg hashash të cilat nga hetimet rezultuan se do transportoheshin me avion në një linjë trafiku nga shqipëria drejt italisë.

Pas arrestimit të Giorgo Riformatos policia arrestoi dhe Sajmir Bajramin të cilësuar si organizator të trafikut dhe bashkëpunëtor të Riformatos, e më pas dhe Aurel Pupen dhe Kleviol Ahmetajn persona të dyshuar si paketues të drogës.

Piloti vazhdon të mbaj qëndrim mohues për akuzën duke këmbngulur se në shqipëri ndodhej për turizëm, por Prokuroria e Krimeve të Rënda bënë me dije se ka prova të arsyeshme për përfshirjen e Riformatos dhe një grupi kriminal në trafik droge.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 13:30

    Deri në 700 kWh ulet me 1 lekë çmimi i energjisë për familjet, si ju duket?



×

Lajmi i fundit

Mbron zemrën dhe ul kolesterolin, njihuni përfitimet shëndetësore të portokallit

Mbron zemrën dhe ul kolesterolin, njihuni përfitimet shëndetësore të portokallit