Burg plagosësit të polices, avokati: Prokuroria nuk ka prova, 18-vjeçari u godit nga policia me grushte

Pas vendimit të Gjykatës së Tiranës për të lënë në burg Daniel Drobajn, që akuzohet për plagosjen e efektives së policisë Ina Nuka me kapsollë, ka reaguar avokati i tij, Alfred Duka që ka deklaruar se prokuroria nuk ka prova për akuzat që ka ngritur dhe se 18-vjeçari është dhunuar nga policia duke u qëlluar me grushte gjatë momentit që u transportua në komisariat.

Nëse ai e ka hedhur një kapsollë në drejtim të grumbullit të policisë nuk ka pasur qëllim për të dëmtuar ndonjë policë. Nuk kemi konfirmim për nivelin e dëmtimit të të dëmtuarës, pasi Instituti i Mjekësisë nuk ka dalë me një rezultat për nivelin e dënimit. Përsa i përket kundërshtimit të policisë, ai ka dalë në mbrojtje të banesës nuk ka ushtruar dhunë. Protesta është në natyrën e saj, qëndresa e qytetarëve dhe nuk ka pranuar për ta shoqëruar në polici. Dhunë ndaj 18-vjeçarit? Kam shkuar dhe takuar drejtues të komisariatit për ta dorëzuar ka qenë çështje kohe kur i ati e ka nxjerrë nga banesa duke udhëtuar drejt komisariatit dhe policia e ka ndaluar. Pasi e kanë futur në makinë e kam takuar më pas, sipas tij është ushtruar dhunë me sharje dhe goditje me grushte. Prokuroria nuk ka asnjë provë se plagosjen e ka kryer Drobaj, por pretendon se ka një kohë televizive dhe në mënyrë të përafërt pretendojnë se mund të jetë ky person. Ka pranuar se ka hedhur tre kapsolla, por nuk ka pasur qëllim që ti plagosë.

Avokati i 18-vjeçarit

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Jani: 26/11/2018 17:22

    Pika avokatit shefit te Shik Sr 1997 Kriminel

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari! Në pranga edhe një 24- vjeçar, theu masën e arrestit të shtëpisë

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari! Në pranga edhe një 24- vjeçar, theu masën e arrestit të shtëpisë