Burg përjetë për' Kasapin e Bosnjës' familjarët e viktimave: Si nënat e Srebrenicës edhe ai do të jetojë pa familjen! Media: Mbyllje e kapitullit të përgjakshëm të historisë

Burg përjetë për' Kasapin e Bosnjës' familjarët e viktimave: Si nënat e Srebrenicës edhe ai do të jetojë pa familjen! Media: Mbyllje e kapitullit të përgjakshëm të historisë

Mbajtja në fuqi e dënimit me burgim të përjetshëm mbi kriminelin e luftës Ratko Mlladiç për gjenocid dhe krime lufte mbyll një nga kapitujt më të përgjakshëm në historinë moderne evropiane.

E një vendim i tillë ka rrëmbyer titujt kryesorë të mediave ndërkombëtare e ka sjellë reagime të shumta të të mbijetuarve të masakrës së Srebrenicës dhe familjarëve të tyre, të liderëve ndërkombëtarë dhe aktivistëve për të drejtat e njeriut.

Nedziba Salihoviç, djali dhe burri i të cilës u vranë gjatë luftës, deklaroi se ky moment ishte i jashtëzakonshëm.

"Kjo do të thotë shumë për mua. Ai u ndëshkua. Nuk është e rëndësishme se ku do të kalojë dënimin. Ashtu si nënat e Srebrenicës, edhe ai do të kalojë pjesën tjetër të jetës së tij pa familjen e tij", tha ajo.

Edhe Nedžad Avdić, i cili i mbijetoi masakrës së Srebrenicës kur ishte djalë i vogël, duke u fshehur në një varr masiv dhe që atëherë është bërë një aktivist që rrit ndërgjegjësimin për gjenocidin, u shpreh se më në fund ka drejtësi.

"Edhe pse asgjë nuk mund të fshijë atë që kemi kaluar, as të kthejë të vdekurit tanë", THA AI.

Vendimi kundër apelit të Mlladiç u mirëprit edhe nga organizatat ndërkombëtare të të drejtave të njeriut .

Kathryne Bomberger, drejtoresha e përgjithshme e Komisionit Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur, tha se ishte "një pohim i rëndësishëm i sundimit të ligjit". Drejtori i Amnesty International për Evropën, Nils Muižniek tha se vendimi "dërgon një mesazh të fuqishëm në të gjithë botën se mosndëshkimi nuk mund dhe nuk do të tolerohet". Por theksoi edhe njëherë fëktin se plagët psikologjike mbeten ende.

Dënimi i Mlladiç rrëmbeu titujt e parë të mediave ndërkombëtare,  ku sipas gazetës amerikane Neë York Times, konfirmimi i vendimit në Tribunalin Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë përfundon një nga kapitujt më të errët të historisë moderne evropiane dhe i jep fund luftës ligjore që ka vazhduar që nga 1995, kur Mlladiq u akuzua për herë të parë.

Sipas Agence France-Presse Mlladiç ishte fytyra ushtarake e një treshe brutale të udhëhequr në anën politike nga ish-presidenti Sllobodan Millosheviç dhe ish- udhëheqësi serb i Bosnjës Radovan Karaxhiç,

Gjykata e Hagës ka vendosur që Mlladiç luajti një rol kryesor në disa prej krimeve më të tmerrshme në tokën Evropiane që nga Holokausti Nazist gjatë Luftës së Dytë Botërore, sipas Reuters.

Ratko Mlladiç zbatoi një plan politik, të hartuar në krye, për të eliminuar pjesë të popullsisë myslimane në Bosnjë dhe Hercegovinë, thekson BBC.

Pastrimi etnik filloi me përndjekjen dhe  propaganda i ktheu fqinjët kundër njëri-tjetrit .

Vendimi i Mlladiç nënkupton që ish-gjenerali 79-vjeçar, i cili terrorizoi Bosnjën gjatë luftës, do të kalojë pjesën tjetër të jetës së tij në burg, sipas Associated Press, duke shtuar se ai është figura e fundit e rëndësishme në konflikt që përfundon më shumë se para një çerek shekulli me të vërtetën.

Mlladiç do të bashkohet me ish-presidentin serb të Bosnjës Radovan Karaxhiç, duke vuajtur një dënim të përjetshëm për shfarosjen etnike në luftën e Bosnjës, në të cilën më shumë se 100.000 njerëz u vranë dhe miliona mbetën të pastrehë.

Trashëgimia toksike e Mlladiç, i cili ishte i njohur si kasapi i Bosnjës, ende ndan BeH, thekson AP.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:03
Burgim të përjetshëm për 'Kasapin e Bosnjës’, sekretari i NATO-s: Mirëpres vendimin kundër Mlladiç për krimet e egra! Ministri gjerman: Kryesit e gjenocidit të mbajnë përgjegjësi

1623237027_foto.jpg

Pasi gjykata e Kombeve të Bashkuara për Krimet e Luftës ka lënë në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm për udhëheqësin ushtarak serb të Bosnjës Ratko Mlladiç i njohur ndryshe edhe si "Kasapi i Bosnjës", ka reaguar edhe sekretari i Përgjithshëm i NATOS-s, Jens Stoltenberg, i cili ka mirëpritur këtë vendim.

 “Unë kam mirëpritur vendimin përfundimtar kundër Ratko Mlladiç për krimet e egra, duke përfshirë masakrën e Srebrenicës. NATO ndihmoi në përfundimin e dy luftërave etnike në Ballkanin Perëndimor dhe do të qëndrojë i përkushtuar ndaj stabilitetit, paqes dhe pajtimit në këtë rajon”, shkruan ai.

Lidhur me këtë vendim, ka reaguar edhe Ministri gjerman i shtetit për Evropën, Michael Roth i cili është shprehur se vendimi përfundimtar kundër Mlladiç është një kontribut i rëndësishëm në ndjekjen penale të mizorive të tmerrshme të kryera në ish-Jugosllavinë.

Sipas tij kryesit e gjenocidit, krimeve të luftës dhe kundër njerëzimit duhet të mbajnë përgjegjësi.

Vendimi përfundimtar kundër Mlladiç është kontribut i rëndësishëm në ndjekjen penale të mizorive të tmerrshme të kryera në ish-Jugosllavi. Kryerësit e gjenocidit, krimeve të luftës dhe krimet kundër njerëzimit duhet të mbajnë përgjegjësi. Pajtimi ka nevojë për të vërtetën dhe pranimin e fakteve!", shkruan ai në Twitter.

/J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

I mori 8 mln lekë pacientes me COVID, Gjykata dënon me 4 vite burg për mashtrim sanitaren (EMRI)

I mori 8 mln lekë pacientes me COVID, Gjykata dënon me 4 vite burg për mashtrim sanitaren (EMRI)