ITALI-Gjykata e Bolonjës vendosi sot të dënojë me burgim të përjetshëm shqiptarin Sadik Dine. Ai akuzohet për vrasje të dyfishtë, konkretisht atë të Silvio Mannina dhe Lidia Nusdorfi.
 
Fillimisht shqiptari ishte dënuar me 5 vite burg nga Gjykata e Shkallës së Parë, ku akuzohej si bashkëpunëtor në vrasje. Gjykata e Apelit e ndryshoi këtë vendim duke e dënuar me burgim të përjetshëm.
 
Gjatë gjykimit të tij akuza ka kërkuar 30 vite burg.
 
Peshkatari shqiptar herë pas herë është shprehur i pafajshëm, ndërsa ka akuzuar si autor të krimit të dyfishtë, nipin e tij, Dritan Demirajn.
 
Edhe ky i fundit është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e ish-të dashurës.
 
Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com