Xhabir Zharku kishte ikur nga drejtësia vendore, por s’i kishte humbur kontaktet me ministrin e Drejtësisë së Republikës së Kosovës, Hajredin Kuçi.
Sa herë që i dërgonte mesazhe urimi bashkëveprimtarëve e bashkëpartiakëve për festa të ndryshme zyrtare, Zharku nuk e harronte as ministrin e Drejtësisë së Kosovës. Këtij të fundit ia kishte uruar Vitin e Ri 2013, duke i dëshiruar mbarësi në jetë dhe suksese në punë, ndonëse një nga sukseset e tilla të Kuçit do të duhej të ishte edhe sjellja e ish-kryetarit të Kaçanikut para drejtësisë kosovare, i cili kishte dalë “kaçak” hiç më larg se në Suedi.
Për t’iu shmangur Dubravës, pas dënimit me tre vjet burgim për veprën penale të detyrimit dhe për armëmbajtje pa leje, Zharku ishte arratisur nga Kosova pa “një therë në këmbë”, me pretekstin se këtu nuk po gjen drejtësi.
Kuçi e kishte mohuar që Xhabir Zharku t’ia ketë uruar ndërrimin e moteve, ndërsa ikjen e tij e kishte quajtur incident, duke na “zbuluar” diçka që s’e paskemi ditur: Se çdokush në Kosovë duhet t’i bindet ligjit!
Kur Zharku gati u harrua, ja që na doli se nuk është vetëm ish-kryetari i Kaçanikut që në këtë vend nuk u bindet ligjeve, që i ka hartuar doktori i drejtësisë, Hajredin Kuçi.
Të njëjtën gjë së fundi kanë refuzuar ta bëjnë edhe kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, Ismet Haxha e Sahit Jashari. Ata janë arratisur të martën nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës, ku po kalonin ditët e paraburgimit, duke refuzuar transferimin në burgun e Mitrovicës veriore.
Kështu Lushtaku me shokë na e dëshmuan forcën karshi institucioneve shtetërore. Ky zyrtar i partisë së Kuçit e dëshmoi edhe një herë se është vetë polic, vetë prokuror e vetë gjykatës. Se është vetë shteti.
Lushtaku vetëm na e rikujtoi se Kosova është gjoja shteti ku ligjin e bën individi, përballë të cilëve dorëzohen të gjitha institucionet vendore të sigurisë.
Po të ishte pak i moralshëm, Hajredin Kuçi të martën në mbrëmje do ta ofronte dorëheqjen e parevokueshme, duke mos pranuar të jetë as ministër në detyrë, qoftë edhe pak ditë para mbajtjes së zgjedhjeve nacionale, me kurajën që ta pranojë edhe vetë se as gjatë këtyre 3 vjet e më shumë nuk ka qenë realisht ministër i Drejtësisë.
Pas asaj që pamë e dëgjuam një ditë më parë, me turpin nga klinikat e QKUK-së, edhe EULEX-i prej të martës do të duhej ta ndërronte misionin, përkatësisht ku flitet për sundimin e ligjit, pasi nuk ka kurrfarë shpjegimi që misioni më i madh i BE-së të dorëzohet para individëve, duke u detyruar të hyjë në pazare me Lushtakët.
Më në fund, nuk është hera e parë që ky mision dorëzohet para të fortëve të këtij vendi. Të njëjtën e ka bërë muaj më parë, kur pas presioneve politike është detyruar ta transferojë Oliver Ivanoviqin nga burgu i Prishtinës në atë të Mitrovicës së veriut. Po ashtu është jo i arsyeshëm një vendim i tillë për transferimin e “Grupit të Drenicës” në burgun e Mitrovicës së Veriut, kur në Kosovë janë edhe 6 qendra tjera korrektuese dhe kur njëkohësisht me paratë e këtij misioni është ndërtuar edhe Burgu i Sigurisë së Lartë.
Fundja ky mision është dashur ta ketë një gjë parasysh, para se ta marrë një vendim i tillë, i cili mund të jetë vështirë i zbatueshëm, sidomos në shtetin ku ligjet i bëjnë individët. E Hajredin Kuçi s’ka pse t’i kërkojë votat e qytetarëve më 8 qershor, derisa Ministria e Drejtësisë gjatë mandatit të tij e ka shndërruar në Ministri për Lehtësimin e Arratisjeve nga Burgjet, duke dështuar që të fortit t’i nxjerrë para drejtësisë. Ky shtet definitivisht është i kapur!
/Shqiptarja.com