Por veprime të tilla, sipas Ministrisë së Drejtësisë janë të kundërligjshme, cënojnë sigurinë e institucionit dhe bien në kundërshtim me ligjin. Nisur nga situata e krijuar, Drejtuesi i Drejtorisë së Përgjithshme dhe Drejtuesi i Burgut në Lezhë zhvilluan një takim me personat e dënuar. Pas takimit Ministria e Drejtësisë raporton se situata është normalizuar.
Ministria e Drejtësisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve deklarojnë se janë të vendosur të reformojnë sistemin e burgjeve duke zbatuar me rigorozitet Rregulloren e Përgjithshme të Burgjeve, Skemën e Sigurisë, dhe të gjitha akteve ligjore e nënligjore që normojnë punën në sistemin e burgjeve, duke respektuar parimet themelore të të drejtave të njeriut.
d.b/shqiptarja.com










