TIRANE - Me reformën e re të burgjeve nuk do të ketë më kushte të vështira, menu të varfër ushqimi, si dhe mbipopullim për të burgosurit shqiptar. Kjo reformë do garantojë një trajnim të përafërt me vendet europiane për të burgosurit shqiptar. Kështu u shpreh Gerdi Xhanari, sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Drejtësisë për A1report.
Xhanari na shpjegoi funksionimin e burgut privat në Shqipëri, ide kjo e promovuar në analizën vjetore të bërë nga ministri i Drejtësisë Eduard Halimi.
“Ideja e një grupi privat është finalizimi i një reforme. Fillimisht do të shkohet drejt privatizimit të shërbimeve, do të fillohet me dhënien e të tretëve, disa shërbime që kanë të bëjnë me transferimet dhe shoqërimet e të burgosurve. Ne kemi marrë modelin amerikan dhe modelin anglez. Në Angli kemi aktualisht 16 burgje private dhe modeli amrikan i përmbahet burgjeve private, përsa i përket sigurisë së mesme dhe të vogël”, u shpreh Xhanari.
Sipas Xhanarit në burgjet shqiptare nuk ka mbipopullim, ndërsa riatdhesimet e shqiptarëve të dënuar jashtë shtetit vazhdojnë normalisht.
“Ne kemi vetëm 40 persona mbipopullim në burgjet shqiptare, një problem i tillë mbipopullimi i cili do të fashitet me burgjet e reja që do të ndërtojmë me një kapacitet mbi 1500 persona, kapacitet i mjaftueshëm që ne të mos kemi mbipopullim në burgjet tona”, tha Xhanari.
Aktualisht në burgjet shqiptare sipas sekretarit të përgjithshëm janë 2850 persona me dënim dhe 4000 të tjerë në shërbimin e provës që do të përfitojnë nga kjo reformë. Për sa i përket aplikimit të masave të arrestit shtëpiak me byzylykët e sigurisë, Xhanari konfirmon që brenda janarit Gjykatat do japin vendime bazuar në kontrollin e të dënuarve me sistemin GPS, të mbikëqyrjes elektronike.
Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com