TIRANE - Ishte parashikuar të inagurohej në maj të vitit 2013, por inagurimi u shty për në mars të 2015, ndërsa standardet e tij duhej të ishin bashkëkohore në çdo aspekt .
Fjala është për burgun e ri të Fierit, punimet për ndërtimin e plotë të cilit vijojnë prej disa vitesh dhe ende nuk janë finalizuar totalisht.
Pavarësisht kësaj, prej ditësh janë parë autobusë që në ambiente te burgut po sjellin të burgosur që vuajnë dënimin ne burgjet e Fushë-Krujës, Tiranës e Peqinit.
Teksa këto burgje janë të mbushur përtej kapaciteteve të tyre, zgjidhja e vetme ka mbetur transferimi i të burgosurve në burgun e Fierit, ndonëse punimet në këtë institucion nuk kanë përfunduar ende.
Prania e të afërmve të burgosurve jashtë ambienteve të burgut është tregues I qarte se burgu ka filluar funksionin e tij.
Pamja e jashtme e godinës tregon për standarde të reja sa i përket imazhit të këtij institucioni, I cili pritet të jetë streha e re për 500 të burgosur dhe 150 të paraburgosur.
Por pavarësisht fasadës ashtu siç pritej problemet në këtë burg, nuk mungojnë dhe më I madhi lidhet me ujin e pijshëm dhe sistemimin e ambienteve të brendshme.
Gazetari në Fier I televizionit A1 Report I sinjalizuar për këtë problem u nis drejt burgut të Fierit për të mësuar më shumë, por me argumentin e sigurisë nuk u lejua të futej brenda, ndërsa përpjekjet për të kontaktuar me drejtues janë thuajse të kota.
Teksa burgu nuk ka nisur normalisht punën është e pamundur të gjesh drejtues në këtë institucion, ashtu si edhe është e vështire të marrësh vesh sa është numri I të burgosurve që është strehuar aktualisht dhe cilat janë kushtet e brendshme të burgut.
Të afërmit e të burgosurve që bëjnë kilometra rrugë për të ardhur deri këtu përveç ushqimeve, siç shihet në këto pamje të fokusuara nga kamera jonë detyrohen të sjellin edhe ujin e pijshëm më bidonë.

Sipas tyre uji I burgut është I pakonsumueshëm, teksa këtë ua konfirmojnë vetë të burgosurit, ndërsa sa i përket ushqimit problematika mbetet thuajse e njëjtë.
Të burgosurit nuk e preferojnë ushqimin e burgut, ndaj u kërkojnë të afërmve tu sjellin edhe ushqime.
Problem tjetër për të afërmit e të burgosurve është caktimi i orareve të takimeve më personat që vuajnë dënimin në këtë institucion.
Mbipopullimi I burgjeve të vendit është kthyer në një fenomen shqetësues prej kohësh teksa transferimi I të burgosurve ne këtë institucion pritet të ndikojnë në përmirësimin e situatës së mbipopullimit të burgjeve.
Burgu i Fierit pritet të ketë tre godina për strehimin e të burgosurve, një godinë për të paraburgosurit dhe një godinë për spitalin e burgut.
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO