Nga burimet e reja bëhet e ditur se ka shkuar në 58 numri i qytetarëve që kanë humbur jetën në aksidentin hekurudhor që ka ndodhur sot në Indi.

Aksidenti ka ndodhur kur një tren u përplas me turmën e besimtarëve të mbledhur në një festival hindu në shtetin verior të Pendjab.

Sipas autoriteteve lokale kanë njoftuar, se besimtarët e mbledhur nuk e kishin dëgjuar trenin që po vinte drejtë tyre, për shkak të ndezjes së fishekzjarrëve.

Mirëpo fillimisht ishte raportuar për 50 të vdekur dhe dhjetëra të lënduar.