Florian Sulejmani do të jetë kreu i ri i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore në vendin e mbetur vakant pas dorëheqjes së Ardi Veliut. Burime për Report Tv bëjnë me dije se ai është zgjedhur në mesin e 5 emrave të që kaluan në tjetër fazë pas aplikimeve prej 26 në total. Sulejmani do të prezantohet në detyrë të premten. Më herët ai ka mbajtur detyrë në AMP si drejtor në vetting-ut. Ky i fundit dha dorëheqje të papritur në muajin shtator, pasi drejtoi AMP-në për rreth 1 vit.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore prej disa muajsh ka marrë në dorë vetting-un e drejtuesve të Policisë së Shtetit, ndërsa shumë shpejt pritet të bëhen publike vendimet e para. Në mesin e 26 aplikimeve fillestare për kreun e AMP u veçuan 5 prej tyre: Indrit Hitaj, Florian Sulejmani, Ramadan Çaço, Xhavit Shala dhe Gentjan Shehaj. Mesa duket, emri më i përshtatshëm që Taulant Balla e ka parë të arsyeshme t’ia propozoj për këtë post Kryeministrit Rama ka qenë Florian Sulejmani.

Ardi Veliu u emërua në krye të AMP-së në shtator të vitit 2022, pas lirimit nga detyra si zv.ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë. Veliu më herët ka qenë edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.