BRITANI- Burra pas maskave femërore është një trend i ri që njerëzit, gjinia mashullore po praktikon. Fenomeni është aq i dendur sa tashmë konsiderohet një nënkulturë në Europë dhe Amerikë.
 
Burrat maskojnë fytyrën dhe trupin e tyre me shtresë silikoni dhe e bëjnë veten të duken si femra misterioze.
 
Rezultati është një fytyrë krejtësisht e palëvizshme, sy bojëqielli, buzë të kuqe ose rozë, lëkurë të butë dhe një bustë të plotë.
 
“Rezultai jep përshtypjen e një kukulle apo manikin, ose një grua që ka diçka për të fshehur”, shkruan tabloidi më i madh britanik “Daily Mail”.
 
Kjo prirje do të materilizohet edhe në një cikël prej 4 dokumentaresh të një televizioni britanik, të quajtur “Secrets of the Living Dolls” (Sekretet e jetës së kukllave).
 
"Ndryshe nga transeksualët, këto nuk ndihen si të lindur në një trup të huaj ose të gabuar."
 
Sipas “Daily Mail” shumica e atyre që e praktikojnë këtë prirje janë burrat heteroseksual të martuar.

Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)