Gjatë bashkëbisedimit me njësinë nr. 3, kryeministri Rama evidentoi pjesëmarrjen e lartë të grave, 53% si faktor që ka ndikuar në rritjen e rezultatit në zgjedhje. Me një batutë, ai tha se në Dibër iu hodhën në fyt kur i quajti burrat “çyrykë”, por arsyeja e të qenit fare pranë fitores së katër mandateve (PS fitoi 3) në atë qark, ishin gratë.
“Në këtë njësi, unë mendoj që arsyeja kryesore, me gjithë respektin për gjithë burrat këtu - po edhe po u mërzitën burrat, le të mërziten, se dhe unë burrë jam, kështu që e ndajmë mërzinë bashkë -arsyeja kryesore e rezultatit me rritje është fakti që këtu janë 53% gra. E patë Dibrën? M’u hodhën në fyt të gjithë ata: ‘Si i thua ti çyryk burrave të Dibrës? Po ta tregojnë ty burrat e Dibrës!’ Dibra u bë si me qenë Vlora. Nuk e di, për pak vota, nuk e di ekzaktësisht sa, por mund të merrnim mandatin e katërt. Pse? Sepse burrat, shumica, shkuan mbrapa grave”, tha Rama.
Lajmi kryesor:
'Ku ndodhen tani?' Rama ‘thumbon’ opozitën: Luli në gjumë, ata të tjerët në kafe! Së shpejti, program i ri për familjet me ndihmë ekonomike












