Bashkia e qytetit të Burreli ka zhvilluar sot konferencën e prezantimit të projektit "Ngritja e Shërbimeve Sociale, ndërtimi dhe përshtatja e hapësirave të banimit për komunitetin Egjyptian, Rom dhe familjeve të tjera të margjinalizuara në Bashkinë Burrel".

Në fokus projekti ka shërbimin ndaj shtresave sociale si strehimi, dhe më e rëndësishmja, ngritja e qendrave në shërbimin social për shtresat në nevojë.

Konferenca u drejtuar nga kryetarja e Bashkisë Burrel, Adelina Farrici, ku morën pjesë Drejtori i IADSA, Andrea Senatori, Ministri i Financave, Shkëlqim Cani, Minstri i Mirëqenies Sociale, Erion Veliaj, drejtues te MDSK, drejtues insticucionesh vendore, grupet e margjinalizuara (egjiptian, rome), shoqeri civile, OJF.

Ky projekti u financua nga Programi Italo-Shqiptar i Konvertimit te Borxhit për Zhvillim IADSA në bashkëpunim me Bashkinë Burrel dhe ka si qëllim përmisimin e jetës së qytetarve që gjenden në nevojë.

Prezantimit te projektit u bë nga Kryetaria e Bashkisë Burrel, Adelina Farrici me temë "Ngritja e Shërbimeve Sociale, ndërtimi dhe pershtatja e hapësirave të banimit për komunitetin Egjyptian, Rom dhe familjeve te tjera të margjinalizuara në Bashkinë Burrel", projekti zgjat në periudhën 2014-2016.

Periudha dy vjeçare e projektit do të përqëndrohet në ngritjen e Qendrave Sociale, ndërtimin e banesave individuale, rikonstruksionin e banesave për ndërtim, ndërhyrje në rrjetin e kanalizimeve të ujërave të zeza. Është hera e parë që qytetarëve u vjen një shërbim i tillë në plotësim të nevojave qytetare./ATSH/

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)