Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri ishte i pranishëm sot në Burrel në aksionin e policisë "Shqipëria pa armë" për mbledhjen e armëve të paligjshme.
Në Burrel u bë dorëzimi vullnetar i 12 armëve, 20 granatave dhe 3 mijë fishekëve luftarak.
Tahiri falenderoi qytetarët të cilët iu bashkuan nismës “Shqipëria pa armë”, ndërsa i bëri thirrje kujtdo që ende ka një armë në shtëpi që ta dorëzojë pranë komisariateve të policisë.
Vetë banorët thanë se kjo nismë është gjëja e duhur që po bëhet pasi rreziku nga arma është më i madh se nga çdo gjë tjetër.
Ndërsa gjatë takimit me gjimnazistët e qytetit të Burrelit, drejtues të pushtetit vendor etj, ministri Tahiri tha se të rinjtë e sotëm nuk duhet të dalin nëpër video-klipe me armë, por të bëhen bashkë për ta zhdukur këtë fenomen.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com